1.3 C
Pristina
Sunday, December 1, 2024

Befason Orban, dënon sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës

Më të lexuarat

Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban ka dënuar sulmin terrorist të mbrëmshëm në Zubin Potok, përkatësisht në kanalin e Ibër Lepencit.

Orban në një reagim në platformën X, ka kërkuar hetim të paanshëm të rastit.

“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës”.

“Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, ka thënë kryeministri hungarez.

Ndryshe, Orban njihet si një mik i presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiq.

Kjo afërsi me shtyrë është reflektuar edhe në raportet Hungari-Kosovë, ku Hungari ka votuar kundër Kosovës në disa votime në arenën ndërkombëtare përfshirë aplikimin e Kosovës në Këshillin e  Evropës./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit