Në vitin 1978 në Damask gjatë një bisede mes Shejh Abdulkadër Arnautit dhe nënës së tij, nëna i thotë: “O bir jam mërzitë shumë për motrën”, të nesërmit Shejhu i thotë nënës së vet: “Oj nënë do të shkoj me një udhëtim për të mësuar, nuk do të jem në shtëpi një javë”
Shejhu në fakt niset për Prishtinë te tezja e vet, kur mbërrinë në Prishtinë gëzohen shumë familjarët, por shejhu u thotë që nuk mund të qëndroj shumë, kam ardh ta marr tezen mysafir tek ne!
Kur mbërrijnë në Damask me Tezen, trokasin tek dera e shtëpisë dhe kështu e befason Nënën e tij Shejhu, duke ja sjell motrën!
Nëna e Shejhut pastaj nga gëzimi lutet: “Emri mos tu harroftë o bir për këtë gëzim që ma bëre”
- Hoxhë Fatos Rexhepi