2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

BE, standarde të dyfishta Kosovës

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian (BE) po e trajton Kosovën si vend në “dorës së dytë”. Kjo mund të vërehet nga shumë projekte dhe nisma të ndryshme që institucionet e BE-së i kanë ndërmarrë për t’i ndihmuar vendit, e të cilat më vonë janë harruar. Kështu të paktën thonë njohës të integrimeve evropiane si dhe përfaqësues të ekzekutivit kosovar.
Në fund të vitit 2009, Komisioni Evropian nëpërmjet dokumentit “Studimi i Kosovës” I ka rekomanduar BE-së që me Prishtinën zyrtare ta nënshkruajë Marrëveshjen Kornizë, nga e cila institucionet dhe qytetarët e vendit do të përfitonin jashtëzakonisht shumë, shkruan “Zëri”.

Qasja dhe pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian, të cilat kanë të bëjnë pothuajse me çdo segment, dhe të cilat nga të gjitha vendet e rajonit ka kohë që shfrytëzohen, për Kosovën as që përmenden.

Për të mirat që do t’i përfitojë Kosova në kuadër të agjendës evropiane, përfshirë edhe qasjen dhe pjesëmarrjen në programet e BE-së, shumë kohë më parë qe deklaruar edhe diplomatja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pas takimit me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçin.

Ndërkaq, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku fajëson institucionet ndërkombëtare që në raport me Kosovën nuk janë duke vrapuar sikurse kanë vepruar me vendet e rajonit.

“Është e vërtetë që me studimin të cilin Bashkimi Evropian, përkatësisht Komisioni Evropian e ka ndërmarrë në vitin 2009, njëra ndër rekomandimet ka qenë hapja e programeve të BE-së, apo siç thuhen programet e komunitetit. Fatkeqësisht deri më sot Komisioni Evropian nuk ka arritur ta materializojë këtë objektiv”, ka thënë ajo për “Zërin”, duke shtuar se Qeveria e Kosovës pret që Komisioni Evropian të tregohet më kreativ dhe energjik dhe të gjejë metoda për ta përfshirë Kosovën në këto programe. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit