7.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

BE reagon ndaj mohimeve të Serbisë për masakrën e Reçakut

Më të lexuarat

Ditëve të fundit në Serbi, por edhe në Kosovë, përfaqësuesit serbë kanë mohuar masakrën e Reçakut, duke e cilësuar si fabrikim.

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiq, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçi, i cili tha se masakra e Reçakut ishte fabrikim i ambasadorit të atëhershëm të OSBE-së, William Walker.

Kocijançiq ka thënë sot para gazetarëve në Bruksel, se nuk ka vend për mohimin dhe relativizmin e masakrës së Reçakut, shkruan “B92”, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, mohimi dhe relativizmi janë në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe kundër integrimit të Ballkanit Perëndimor.“Mohimi dhe relativizimi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Respektimi i viktimave të qeverisë duhet të kufizojë dhe të punojë sinqerisht në një vlerësim real të së kaluarës. Rajoni ka nevojë për pajtimin, stabilitetin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Kocijançiq, para gazetarëve në Bruksel.

Ndërkaq sot, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur, me propozimin e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, ka miratuar një vendim për hartimin e një ligji për ndëshkimin e krimeve të luftës në Kosovë.“Diskursi i përdorur nga politikanët serbë për viktimat e luftës në Kosovë, duke u përpjekur për të fshehur të vërtetën dhe për të mohuar krimet e kryera nga Serbia kundër popullatës civile në Kosovë është e papranueshme”, ka deklaruar Hoxhaj sot gjatë mbledhjes së Qeverisë.Hoxhaj ka thënë se rasti i ish-ministrit Ivan Todosijeviq nuk ishte i pari që deklaratat e tilla ishin dhënë më parë nga anëtarë të Qeverisë së Kosovës nga lista serbe që erdhën në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe anëtarëve të qeverisë serbe.

Ndryshe, ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se në janar të vitit 1999 nuk kishte ndonjë masakër në Raçak dhe se sipas tij, e tërë ajo ngjarje dhe ajo masakër ishte fabrikuar nga William Walker.

Po ashtu, për shkak të një deklarate të ngjashme mbi masakrën e Reçakut, kryeministri Haradinaj, e shkarkoi nga detyra e ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit