8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

BE nis misionin e trainimit të ushtarëve në Mali

Më të lexuarat

Në Mali nis misioni i BE -së, EUTM që do të merret me trainimin e ushtarëve vendas. Ky mision drejtohet nga gjenerali francez François Lecointre.
Gjatë 15 muajve të misionit EUTM kontigjenti i BE-së i përbërë nga disa qindra ushtarakë duhet të specializojë rreth 3000 ushtarë në Mali, shifër kjo që përbën gati gjysmën e ushtrisë së këtij vendi. Rreth 200 instruktorë të BE-së nisin punën e tyre parapërgatitore këtë të martë (02.40.13) në qytetin Koulikoro, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit Bamako. Krahas kurseve teknike për armët dhe zbatimin e manovrave ushtarake do të ketë edhe kurse për tema si: të drejtat ndërkombëtare, të drejtat e njeriut apo mbrojtja civile. Misioni i ndarë në katër batalione drejtohet nga Gjenerali francez François Lecointre dhe do të kushtojë rreth 12 milionë euro. “Ushtria duhet rindërtuar e tëra nga e para. Autoritetet vendase janë të vetëdijshme për këtë”, ka deklaruar gjenerali Lecointre. Franca është kontribuesi më i madh me 207 trupa, e ndjekur nga Gjermania me gjithësej 80 ushtarë, Spanja me 54, Britania e Madhe me 40, Republika Çeke me 34, Belgjika me 25, Polonia me 20.
Ndërkohë në Timbuktu, në Veri të Malit, ushtarët dhe muslimanët janë duke zhvilluar luftime, që nisën të shtunën (30.03.2013) me një atentat kamikaz në një pikë kontrolli. Ushtria kishte depërtuar nëpër lagje të tëra të qytetit për të ndjekur luftëtarët. Pëgjegjësin ndaj sulmit në qytetin bregdetar e mori përsipër organizata  Al Kaida në Maghrebin islamik, krahu afrikanoverior i rrjetit botëror. Më 28 janar trupat franceze dhe ato të Malit i kishin përzënë islamistët nga Timbuktu, të cilët prej muajsh e mbanin veriun e Malit nën kontrollin e tyre. Ndërhyrja e drejtuar nga Franca që nisi në janar ka bërë që të rimerren nën kontroll qytetet kryesore të Malit, por megjithatë luftimet me grupet islamike vazhdojnë në veri të vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit