-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

BE miraton fondin e urgjencës për Lituaninë

Më të lexuarat

Ndërsa tensionet në kufirin e Lituanisë me Bjellorusinë vazhdojnë të rriten, BE ka lëshuar 36,7 milionë euro (43,1 milionë dollarë) ndihmë urgjente nga Fondi për Azil, Migrim dhe Integrim i bllokut, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Fondet janë për sigurimin e strehimit, kujdesit mjekësor, karantinimit, ushqimit dhe veshmbathjes për emigrantët të cilët kalojnë ilegalisht në Lituani nga Bjellorusia.

Fondet, gjithashtu, do të ndahen për financimin e ekipeve të specializuara për identifikimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë për mbrojtje.

Një numër jashtëzakonisht i madh emigrantësh kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin midis Bjellorusisë dhe Lituanisë javët e fundit, duke bërë që Lituania të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në korrik. /atsh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit