11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

BE, krahas Ukrainës, paralajmëron heqjen e vizave edhe për Kosovën

Më të lexuarat

Komisioni Evropian do të propozoj këtë muaj liberalizimin e regjimit të vizave me Ukrainën, përkundër referendumit të Holandës kundër Marrëveshjes së Asociimit BE-Ukrainë, ka thënë një burim në BE.

Ndërkaq, siç raporton Reuters bazuar në burime të veta, KE po ashtu po punon në propozimin e ndjeshëm politik, që procesin e liberalizimit të vizave ta zgjeroj edhe për Kosovën, transmeton Koha.net.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në muajin mars të këtij viti i ka premtuar presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se ekzekutivi i BE-së do ta paraqes propozimin në muajin prill.

Ukraina i ka rreth 45 milionë banorë.

Ukraina nuk është i vetmi vend që me padurim e pret regjimit e udhëtimit të lirë pa viza. Liderët e BE-së kanë premtuar përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave me Turqinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit