3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

BE konfirmon “kundërshtimin e fuqishëm” ndaj politikës së vendbanimeve të Izraelit

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian (BE) në takimin e Këshillit të Asociimit BE-Izrael ka përsëritur “kundërshtimin e fuqishëm” kundër politikës së vendbanimeve të Izraelit dhe mbështetjen e bllokut për zgjidhjen me dy shtete, transmeton Anadolu Agency (AA).

I kryesuar nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe ministri izraelit i Inteligjencës, Elazar Stern, takimi i nivelit të lartë midis BE-së dhe Izraelit u zhvillua pas 10 vitesh pauzë.

Blloku evropian në një njoftim tha se delegacioni i BE-së përsëriti kundërshtimin e tij të fuqishëm ndaj “politikës dhe aktiviteteve të vendbanimeve të Izraelit, duke përfshirë edhe ato rreth Kudsit Lindor”.

“Ne jemi të shqetësuar për tensionet dhe dhunën e vazhdueshme në terren, për vazhdimin e masave të njëanshme si zgjerimi i vendbanimeve”, tha Borrell në fjalën e tij hyrëse drejtuar delegacionit izraelit.

Ai po ashtu theksoi dhunën që këtë vit ka çuar në numrin më të madh të vdekjeve palestineze që nga viti 2007.

Delegacioni i BE-së, sipas njoftimit, paralajmëroi se autoritetet izraelite se duhet të ushtrojnë “përpjekje maksimale” për të shmangur vënien në rrezik të fëmijëve”, si dhe bëri thirrje për një “hetim të plotë” të rrethanave që çuan në vdekjen e gazetares së ‘Al Jazeera’, Abu Akleh.

Borrell po ashtu vlerësoi se kryeministri izraelit, Yair Lapid, tregoi “mbështetje të qartë” për zgjidhjen me dy shtete në seancën e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator.

Gjatë bisedimeve, delegacioni i BE-së tha se është me “rëndësi të madhe rivendosja e një horizonti politik drejt një zgjidhjeje me dy shtete”.

Ata theksuan se blloku evropian “kundërshton fuqishëm të gjitha veprimet që minojnë qëndrueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete”, duke i kërkuar palëve izraelite dhe palestineze të lëvizin drejt negociatave të vërteta. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit