13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

BE-ja përkrah publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan nga qeveria Hoti

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj publikimit të emrave të 50 bizneseve  të cilat kanë përfituar më së shumti nga pakoja emergjente e qeverisë Hoti.

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se ky është një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies.

A i ka thënë se madje ky ishte kusht kur Kosova nënshkruajti me BE-në marrëveshjen 100-milionëshe makro-financiare.

“Mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar 50 bizneset që përfituan më së shumti nga paratë publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht i BE-së kur u nënshkrua me Kosovën marrëveshja 100-milionëshe makro-financiare e huazimit”, ka shkruar Szunyog.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit