5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

BE-ja, paralajmërim Ballkanit Perëndimor për Putinin

Më të lexuarat

Mesazhi i Borrellit që shkonte për Serbinë

Mbajtja e lidhjeve të ngushta me regjimin e presidentit rus Vladimir Putin nuk është në përputhje me aspiratat për anëtarësim në BE, paralajmëroi të hënën në Luksemburg përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell.

“Hyrja në BE është një zgjedhje strategjike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbajtja e lidhjeve të ngushta me regjimin e Putinit nuk është në përputhje me ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët me dhe brenda Bashkimit Evropian”, tha Borrell në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit të ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, duke nënkuptuar sigurisht Serbinë, e vetmja aleate e hapur e Moskës në rajon.

Gjatë drekës së punës, takimit të ministrave evropianë iu bashkuan edhe kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor, me të cilët biseduan për harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane.

Serbia refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Serbia, e cila po negocion për anëtarësim në BE, nuk dëshiron të ndjekë politikën e jashtme të BE-së kur bëhet fjalë për Rusinë dhe refuzon të vendosë sanksionet që BE-ja vendosi ndaj këtij vendi për shkak të luftës së saj agresive kundër Ukrainës.

Tema kryesore në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së ishte ndihma për Ukrainën, situata në Lindjen e Mesme, Gjeorgji dhe rajonin e Liqeneve të Mëdha.

Borrell njoftoi se BE-ja do të reduktojë kontaktet politike me Gjeorgjinë, qeveria e së cilës po afrohet më shumë me Rusinë, megjithëse ka fituar një perspektivë evropiane. Ngrirja e ndihmës evropiane për atë vend është gjithashtu në shqyrtim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit