Punëdhënësit do të lejohen që t`i ndalojnë punëtorët që të bartin shami në vendet e punës.
Kështu ka vendosur Gjykata Evropiane e Drejtësisë, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Vendimi erdhi pas rastit ku dy punëtore femra në Belgjikë dhe në Francë ishin larguar nga puna pasi kishin refuzuar që të heqin shamitë.
Ndalimi duhet të bazohet në rregullat e brendshme të kompanisë ku thuhet se të gjithë punëtorët të vishen në mënyrë neutrale.