9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

BE-ja lanson programin për sundimin e ligjit në Kosovë

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian njofton se lansuar “Programin për Çështjet e Brendshme të Kosovës”, një iniciativë që synon forcimin e përafrimit të sektorëve të punëve të brendshme me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Programi do të zbatohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Italisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës dhe Policinë Federale të Belgjikës.

Ky projekt do të zbatohet me një buxhet prej 6.5 milionë euro dhe kohëzgjatje prej 40 muajsh.

“Ne jemi të kënaqur të lansojmë Programin e BE-së për Çështjet e Brendshme të Kosovës, i cili përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në mbështetjen tonë të vazhdueshme për Kosovën. Ky program do të luaj një rol jetik në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit dhe promovimin e sundimit të ligjit”, tha shefi i Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Johannes Madsen.

Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë përfituesja kryesore e këtij programi. Në bashkëpunim të ngushtë me Eurojust, Europol dhe agjencitë e tjera përkatëse të zbatimit të ligjit të BE-së, projekti do të nxisë krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, duke përmirësuar kapacitetin për hetime ndërkombëtare dhe ndërkufitare.

Gjithashtu thuhet se do të bëhen përpjekje për të themeluar një Agjenci të Sigurisë Kibernetike dhe përafrimin e kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës me standardet e BE-së.

“Lansimi i Programit të BE-së për Çështjet e Brendshme të Kosovës shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sektorit të punëve të brendshme në Kosovë. Përmes këtij programi, ne synojmë të përforcojmë kapacitetet e inteligjencës dhe analizës së policisë, të zbatojmë policimin në komunitet në të gjitha nivelet dhe të përmirësojmë funksionimin kapacitet për hetime ndërkombëtare dhe ndërkufitare”, theksoi ministri Xhelal Sveçla.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga BE-ja, shtetet anëtare dhe institucionet përfituese pasqyrojnë vendosmërinë e përbashkët për të siguruar zbatimin e suksesshëm të programit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit