1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

BE-ja kërcënon me masa të reja kundër Lukashenkas

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka kërcënuar me masa të reja kundër udhëheqësit autoritar bjellorus Alyaksandr Lukashenka.

“Pasi regjimi po vazhdon të shpërfill angazhimet ndërkombëtare, BE -ja është e gatshme të marrë në konsideratë masa të mëtejshme”, tha shefi i politikës së jashtme të BE -së Josep Borrell, më 8 gusht.

Komentet e tij u bën në njëvjetorin e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, të cilat Lukashenka pretendon se i ka fituar, mirëpo opozita, aktivistës dhe vendet perëndimore nuk e kanë njohur rezultatin e tyre.

Ata thonë se ato ishin të manipuluara. Derisa brenda Bjellorusisë, pas zgjedhjeve, shpërthyen protesta masive, vendet perëndimore e kanë goditur disa herë me sanksione regjimin e Lukashenkas.

Këto vende kërkojnë që të ndalet dhuna ndaj aktivistëve dhe opozitës, të zhvillohet dialogu politik dhe të sigurohet mbajtja e zgjedhjeve të reja të lira.

Autoritetet bjelloruse kanë dëbuar ose burgosur me forcë udhëheqësit e opozitës, kanë arrestuar dhjetëra mijëra njerëz si dhe kanë vënë në shënjestër dhjetëra organizata joqeveritare.

Lukashenka, nga Perëndimi po quhet edhe si “diktatori i fundit në Evropë” për shtypjen e tij të pamëshirshme të zërave kundërshtues, përfshirë devijimin e detyruar në maj të një fluturimi komercial të Ryanair në Bjellorusi për të arrestuar një gazetar dhe aktivist të opozitës dhe të dashurën e tij.

Svyatlana Tsikhanouskaya, kundërshtarja e Lukashenkës në zgjedhje, pretendon se ka fituar në zgjedhjet e vitit 2020 dhe ka bërë thirrje për presion më të madh mbi regjimin e Lukashenkas.

Më 8 gusht, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, u zotua për mbështetje të lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, duke thënë se i gjithë vendi po mbahet “peng” nga Lukashenka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit