1.6 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

BE-ja i thotë lamtumirë “roamingut”

Më të lexuarat

BE-ja ka arritur marrëveshje për rregulloren e cila do t’u japë fund tarifave “roaming” të zbatuara nga ana e operatorëve celularë drejt abonentëve, pa limit kohor ose të përdorimit

Bashkimi Evropian (BE) ka arritur marrëveshje për rregulloren e cila do t’u japë fund tarifave “roaming” të zbatuara nga ana e operatorëve celularë drejt abonentëve, pa limit kohor ose të përdorimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas negociatave mes Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian (PE) dhe Këshillit të Evropës, u njoftua se është arritur marrëveshje në pikat e fundit që nga data 15 qershor e vitit 2017 t’u jepet fund tarifave “roaming” të zbatuara nga ana e operatorëve celularë drejt abonentëve, pa limit kohor ose të përdorimit, në 28 shtete anëtare të Unionit.

Marrëveshja e arritur përcaktoi çmimet e përgjithësuara të cilat do t’i zbatojnë kompanitë e telekomunikacionit në vendet e ndryshme të BE-së ndaj njëra-tjetrës, e cila është e nevojshme për përfundimin e tarifave të “roamingut”.

Sipas kësaj, operatorët celularë të vendeve të ndryshme të BE-së, nga 15 qershor 2017 njëra-tjetrës do t’i paguajnë çmim të pëgjithësuar prej 3.2 centësh për 1 minutë bisedë, ndërsa për mesazhe (SMS) 1 cent.

Ndërsa në përdorimin e internetit celularë, kompanitë e telekomunikacionit nga 15 qershor 2017 për 1 gigabyte internet do të zbatojnë çmim të përgjithësuar prej 7.75 euro, në vitin 2018 6 euro, 4.5 euro në vitin 2019, 3.5 euro në vitin 2020, 3 euro në vitin 2021 dhe 2.5 euro në vitin 2022.

Kështu që u përcaktuan çmimet e përgjithësuara të kompanive celulare brenda BE-së të cilat do t’i zbatojnë kundrejt operatorëve të shteteve të tjera. Me këtë marrëveshje të arritur mes institucioneve të BE-së nuk ka mbetur asnjë pengesë që t’u jepet fund tarifave të “roamingut”.

Me këtë marrëveshje, abonenti i një kompanie të operatorit celular në ndonjë shtet të BE-së, në udhëtimin në vendet tjera të BE-së do të mund të përdorë paketat e bisedimeve, të mesazhit dhe internetit përmes tarifës së operatorit të tij pa limit kohor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit