17.5 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

“Sulmi i FETO-s ndaj parlamentit si ai i pushtuesve një shekull më parë”

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan, ka marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve të Akademisë së Shkencave të Turqisë (TÜBA) e cila është mbajtur në rezidencën presidenciale në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me organizatën terroriste FETO tha se “Akademikët, anëtarët e gjyqësorit, policët, ushtarakët, mësuesit, biznesmenët brenda kësaj organizate mund të kenë marrë një arsim të mirë, por kjo situatë nuk eliminon të vërtetën se janë qorruar përballë të vërtetave dhe se injorancën, zemrat dhe mendjet e tyre ia kanë shitur një sharlatani”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, ka marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve të Akademisë së Shkencave të Turqisë (TÜBA) e cila është mbajtur në rezidencën presidenciale në Ankara.

Duke vënë në dukje se në 14 vitet e kaluara kanë arritur përparime shumë të rëndësishme duke treguar kujdes për njerëzit e shkencës dhe për punimet shkencore, Erdoğan është shprehur se me hapat e hedhur në fushën e transportit me Marmaray, tunelin e Euroazisë, urat Yavuz Sultan Selim dhe Osman Gazi kanë bërë që qasja shkencore dhe teknologjike e Turqisë të bashkohet me qasjen botërore të shkencës dhe teknologjisë.

Ai ka shtuar se për shtetet dhe popujt shkenca nuk është e rëndësishme vetëm me rezultatet e prekshme, por edhe për ndryshimin dhe transformimin. Erdoğan është shprehur se pas të gjitha trazirave dhe paqëndrueshmërive në historinë e Turqisë, konstatohet se ndodhen injoranca, prapambetja shkencore dhe degjenerimi kulturor.

“Rrjeti keqdashës FETO duke shfrytëzuar ndjeshmërinë e popullit tonë në çështjen e arsimit dhe të bamirësisë ka përfituar më shumë nga këto mangësi. Paraardhësit tanë gjithmonë pranë dijes kanë vendosur perceptimin dhe urtësinë duke i përmendur së bashku ato. Këto nuk kanë kuptim pa njëra-tjetrën. Akumulimi konkret i informacionit, faktikisht është faza e parë e dijes”, është shprehur presidenti Erdoğan.

“Që të vijmë në vete ne duhet të arrijmë ta njohim veten tonë. Nëse ne nuk njohim veten tonë vjen dikush dhe na shpjegon se kush jemi duke na i përcaktuar kufijtë. Ashtu si edhe shumë struktura të çoroditura edhe anëtarët e FETO-s kanë humbur udhën e tyre. Janë larguar nga identiteti kombëtar duke harruar se kush dhe çfarë janë, si dhe duke kryer urdhërat e kreut të tyre. Janë larguar aq shumë saqë madhësinë e tradhtisë që anëtarët e kësaj organizate kanë kryer më 15 korrik mund ta krahasojmë me ditët pushtuese të një shekulli më parë. Bombardimi i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, i kryer nga FETO është i njëjtë siç ishte mbyllja e Mexhlisit Osman. I shërbejnë të njëjtit qëllim, dhe nuk ka asnjë dallim. Në të dyja rastet tradhtarët kanë dashur të paralizonin parlamentin i cili përfaqëson institucionin e vullnetit të popullit dhe për të përgatitur terrenin për pushtimin e vendit”, është shprehur Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit