1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“BE-ja e brishtë ndaj krizave të mundshme”

Më të lexuarat

“BE-ja vazhdon të ruaj brishtësinë ndaj krizave të mundshme që mund ti kanosen në të ardhmen”

Agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody’s, ka thënë se Bashkimi Europian ruan brishtësinë ndaj një krize të mundshme në të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Moody’s ndër të tjera thuhet: ”BE-ja vazhdon të ruaj brishtësinë ndaj krizave të mundshme që mund ti kanosen në të ardhmen edhe pse ka bërë shumë reforma. Edhe pse reformat e viteve të fundit e kanë forcuar BE-në Bashkimi Europian vazhdon të ruaj brishtësinë ndaj ndonjë shoku të mundshëm krize. Kjo gjendje bën që qeveritë të jenë përballë vlerësimeve negative të kreditit.”

Collin Ellis, Drejtori i Moody’s dhe njëkohësisht drejtues i kreditimit tha: ”Vitet e fundit kemi parë ndryshime të mëdha institucionale. Edhe pse këto hapa kanë qenë të mëdha nga ana ekonomike dhe politike, në vendet e Euro-s brishtësia ende është e pranishme. Për shembull ende nuk është formuar Bashkësia e Bankave në BE. Plani që njihet ndryshe dhe si Plani Juncker është vënë përballë disa paqëndrueshmërive për sa i përket kërkesave të një pjese të tregut privat dhe atij shtetëror.”

Në deklaratë vihet në dukje se në këtë koment ka ndikuar edhe paqartësia e referendumit në Britaninë e Madhe për qëndrimin ose jo në BE.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit