-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

BE: Izraeli duhet të ndalojë sekuestrimin e tokave në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

“BE-ja dënon ashpër politikat e shpronësimit të ndjekura nga qeveria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar”, thuhet në deklaratë

Bashkimi Evropian (BE) dënoi vendimin e Izraelit për të sekuestruar tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, thuhet se dënohet njoftimi i Izraelit se “në Bregun Perëndimor do të ndërtohen mijëra vendbanime të reja ilegale”.

“BE-ja dënon ashpër politikat e shpronësimit të ndjekura nga qeveria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Veprimet që synojnë krijimin e një situate ‘de fakto’ dhe që mund të rezultojnë në aneksim duhet të ndalen”, thuhet në deklaratë.

Theksohet se këto veprime përbëjnë shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. “Ne i bëjmë thirrje Izraelit të heqë dorë nga këto vendime”, thuhet në deklaratën me shkrim.

Gjithashtu i bëhet thirrje Izraelit të ndalojë veprimet e tij që dobësojnë administratën palestineze, veçanërisht në çështjet financiare.

Më 3 korrik u njoftua se ushtria izraelite sekuestroi rreth 12.715 dekarë tokë që i përkisnin palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

451 mijë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe 230 mijë izraelitë në Kudsin Lindor po uzurpojnë tokat palestineze. Sipas ligjit ndërkombëtar, këto vendbanime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit