1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

BE i kërkon Serbisë të heqë strukturat paralele në veri

Më të lexuarat

Mediat serbe kanë trajtuar edhe sot kushtet që, siç shkruajnë ato, i ka vënë Bashkimi Evropian Serbisë në raport me Kosovën.
“Drejtori menaxhues për Evropën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme, Mirosllav Lajçak, ka vënë tri kushte që duhet t’i përmbushë Serbia për të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE, deri në fund të vitit. Ato janë të papranueshme”, citon Press ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, i cili thuhet të jetë takuar me Lajçakun.

Sipas burimit të njëjtë, njëri nga kushtet ka të bëjë me heqjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, ndërsa tjetri me heqjen dorë nga politika “Edhe Evropa, edhe Kosova”.
Burimi i njëjtë shkruan se zyrtarët në Beograd i kanë refuzuar kërkesat.
Autoritetet serbe këmbëngulin në politikën “Edhe Evropa, edhe Kosova”, duke thënë se do të ndjekin edhe rrugën e integrimit, por edhe të “sovranitetit mbi Kosovën”.
Gjermania, kohë më parë, i ka kërkuar Beogradit të heqë dorë nga institucionet paralele në veri të Kosovës, si kusht për të avancuar në rrugën e integrimeve evropiane./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit