13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

BE, e vendosur për të zhvilluar një dialog të hapur dhe të sinqertë me Turqinë

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian theksoi vendosmërinë e tij për të zhvilluar një dialog të hapur dhe të sinqertë me Turqinë dhe për të bashkëpunuar në fusha me interes të përbashkët si emigrimi, shëndetësia, klima, lufta kundër terrorizmit dhe çështjet rajonale.

Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për çështjet përkatëse, u takuan në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, për mbledhjen e fundit të këtij viti të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme.

Ministrat bënë përgatitjet për Samitin e Liderëve të BE-së që do të mbahet më 16 dhjetor, diskutuan pikat e agjendës së BE-së për vitin 2022 dhe vlerësuan situatën e fundit në lidhje me zgjerimin e Unionit.

Vlerësimet për Turqinë janë përfshirë edhe në komunikatën përfundimtare të publikuar pas takimit.

Duke rikujtuar se BE-ja dëshiron të zhvillojë një marrëdhënie me Turqinë bazuar në bashkëpunimin dhe përfitimin reciprok, në komunikatë shkruhej: “Turqia ruan statusin e saj si një vend kandidat dhe vazhdon të jetë një partner kyç në shumë fusha me interes të përbashkët”.  

Në komunikatë, Këshilli i BE-së shprehu kënaqësinë e tij për uljen e përshkallëzimit të tensioneve në Mesdheun Lindor, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kësaj dhe rikujtoi se BE-ja është e gatshme të vendosë një marrëdhënie graduale, proporcionale dhe të kthyeshme me Turqinë në fushat e interesit të përbashkët.

“Këshilli thekson vendosmërinë e tij për të zhvilluar një dialog të hapur dhe të sinqertë me Turqinë dhe për të bashkëpunuar në fusha me interes të përbashkët si emigrimi, shëndetësia, klima, lufta kundër terrorizmit dhe çështjet rajonale”, shkruhet në komunikatë.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit