2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

BE dhe BERZH mbështesin klinikën shëndetësore në Prishtinë për t’i përmirësuar shërbimet e saj

Më të lexuarat

Një vizitë te Royal Imaging Center në Prishtinë ju mundësoi përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të kuptojnë nga afër se si mbështetja ndërkombëtare për klinikën private po kontribuon në përmirësimin e shërbimit mjekësor të popullsisë vendase.

Klinika u themelua në prill të vitit 2019 me qëllim që të ofrojë shërbime mjekësore, me fokus kryesor në problemet shëndetësore ortopedike dhe neurokirurgjike. Pas themelimit të suksesshëm, klinika investoi në pajisje të reja mjekësore, të cilat tani i mundësojnë të ofrojë një gamë të plotë të diagnostikimeve dhe shërbimeve dhe të identifikojë problemet shëndetësore me saktësi të madhe.

“Investimi u financua nga BE dhe BERZH përmes Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM-ve) përmes një kredie prej 300,000 euro të siguruar përmes Bankës ProCredit në Kosovë dhe 15 për qind grant financiar pas përfundimit të suksesshëm të verifikimit të projektit, financuar nga BE. Përveç kësaj, kompania Royal Imaging Center përfitoi nga ndihma teknike për ta optimizuar projektin investiv”, thuhet në njoftim.

“Jam e lumtur të shoh që Royal Imaging Centre ka fituar aq shumë nga mbështetja jonë. BE -ja po u ofron NVM -ve në Kosovë një mundësi unike për të kapërcyer atë që i pengon ata në zhvillimin e biznesit të tyre. Shpresoj që së bashku ne mund të shkruajmë sa më shumë histori suksesi”, tha Annacarin Platon, Zëvendës Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Meqenëse mjekësia është një shkencë gjithmonë në lëvizje, investimi në mjete të reja diagnostikuese bën ndryshim të madh në cilësinë e trajtimit të pacientit.

Shkurtimi i kohës së diagnostikimit të sëmundjeve, duke ulur kështu edhe koston e trajtimit, për vende me të ardhura të ulëta si Kosova, bën ndryshim të madh”, tha dr. Talat Gjinolli nga Royal Imaging Centre.

Deri më sot, më shumë se 70 ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Kosovë kanë përfituar financim përmes Programit të BE/BERZH për Konkurrueshmëri. Vlera totale e projekteve të mbështetura është gati 20 milionë euro. Programi kombinon kreditë, grantet dhe këshillimin me qëllim që të rritet konkurrueshmëria e bizneseve të vogla vendore.

“Qasja në financime të strukturuara mirë i lejon NVM-ve të investojnë në pajisje të reja, objekte dhe shërbime të reja për t’iu afruar standardeve të BE-së dhe për t’u bërë më konkurruese. Grantet e BE -së i bëjnë këto investime më të përballueshme dhe ne do të vazhdojmë së bashku me BE -në dhe bankat tona partnere për të zgjeruar më tej mbështetjen tonë në mënyrë që më shumë ndërmarrje në Kosovë të përfitojnë”, tha Neil Taylor, Shef i zyrës së BERZH -it në Kosovë.

Me ndihmën e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM -ve në Kosovë, Royal Imaging investoi në rezonancë magnetike, tomografi të kompjuterizuar, DEXA/densitometri të kockave dhe ultratinguj diagnostikues.

Përveç sigurimit të shërbimeve të avancuara mjekësore dhe diagnostikuese për pacientët, pajisjet e reja gjithashtu sigurojnë një nivel të lartë të sigurisë në punë për personelin e klinikës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit