10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

BBC: Shqiptaret, më të trafikuarat në Britani

Më të lexuarat

Gratë dhe vajzat e varfëra shqiptare përbëjnë numrin më të madh të viktimave të trafikut njerëzor në Britaninë e Madhe. Sipas një reportazhi të britanikes BBC, mes 3266 viktimave të trafikimit në vitin 2015, 600 prej tyre vinin nga Shqipëria.

“E bekuar me bukuri natyrore, por e kthyer në qendrën e një tregtie të errët, përgjatë dy dekadave Shqipëria ka zhvilluar një industri brutale”, shkruan BBC, transmeton tch.

Gazetarja Reeta Chakrabarti ka intervistuar disa gra të trafikuara në Shqipëri dhe Britani. Në më të shumtën e rasteve viktimat janë vajza të mitura të moshës 10 deri në 12-vjeçare dhe hisoritë e tyre janë nga më brutalet e të dhimbshmet, si ajo e Sejas.

“I urrej ata. Do të doja që të merrnin ndëshkimin që meritojnë. Të vjedhin lirinë, të shfrytëzojnë e të përdorin si vegël. Është shumë e ulët”, rrëfen ajo.

Seja ishte vetëm 14 vjeç kur u largua nga familja e dhunshme për t’u shitur në një rrjet trafikantësh nga ai që mendonte se ishte i dashuri i saj. Shumë shpejt e gjeti veten në botën e tmerrshme të krimit. Për muaj të tërë u detyrua të flinte me disa burra në ditë, duke u bërë viktimë e abuzimeve të panumërta.

Por, siç pretendon gazetarja e BBC, historia e Sejas nuk është e pazakontë në një vend ku trafikantët janë të mirëorganizuar dhe gëzojnë reputacion për brutalitetin e tyre. Një tjetër viktimë është Ana, e cila është intervistuar në Britaninë e Madhe. Ajo vjen nga një qytezë e vogël rurale dhe ishte bindur nga i dashuri të braktiste familjen për t’u shitur për prostitucion në Britani.

“U përfshiva në botën e krimit. Nuk e kisha idenë e asaj që më rrethonte. Nuk më lejonin të shihja, pasi m’i mbanin sytë e lidhura. Më përdhunonin çdo ditë”, kujton ajo.

Ana tani është në të 20-at dhe ishte e virgjër deri në momentin e trafikimit. Ajo mundi të arratisej dhe tani strehohet në qendrën sociale “Salvation Army”. Përfaqësues të qendrës pohojnë se numri i viktimave të trafikimit dhe skllavërisë moderne në Britani është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe Shqipëria përbën një shqetësim të veçantë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit