0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

BBC në krizë, pushon nga puna 155 punonjës për të kursyer para

Më të lexuarat

Transmetuesi publik britanik, BBC, ka njoftuar se shkarkimet, heqjet dhe mbylljet do të kenë ndikim prej 24 milionë paundë në objektivin vjetor të kursimeve, që korrespondon me 4 për qind të buxhetit të lajmeve.

Transmetuesi publik britanik i lajmeve BBC ka bërë të ditur se më shumë se 150 punonjës janë pushuar nga puna, ndërsa ka mbyllur transmetimin e programit të famshëm Hard Talk për të kursyer 24 milionë paundë.

Sipas raportimit të BBC-së, në përputhje me objektivin e tyre vjetor të kursimeve prej 700 milionë paundë, institucioni njoftoi se 155 persona, përfshirë 25 personel teknik, u pushuan nga puna, disa programe u shfuqizuan dhe disa njësi u mbyllën.

Shkarkimet, heqjet dhe mbylljet do të kenë ndikim prej 24 milionë paundë në objektivin vjetor të kursimeve, që korrespondon me 4 për qind të buxhetit të lajmeve.

Ndër programet që u hoqën nga transmetimi ishte programi i famshëm i lajmeve 27-vjeçar i BBC-së, Hard Talk.

Programi i natës BBC Radio 5 iu dorëzua stafit të radios lokale dhe kombëtare dhe u mbyll njësia e Rrjetit të Lajmeve Aziatike.

Ndërkohë që u vendos të shtohej numri i punonjësve në vende të ndryshme, u tha se do të hapeshin pozicione të reja në Sydney dhe do të reduktohen disa pozicione në Londër.

Drejtoresha ekzekutive e BBC News, Deborah Turness, tha se pavarësisht hapave të kursimit, BBC-ja do të vazhdojë të ketë burime më të mira se konkurrentët e saj.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit