2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

BBC: Krimet e Rojes Bregdetare greke ndaj emigrantëve në Mesdhe

Më të lexuarat

Raporti që shpartallon “shtetin europianist” që këlthet për Belerin dhe të drejtat e minoritetit në Shqipëri

Roja Bregdetare greke është akuzuar se ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Detin Mesdhe gjatë tre viteve të fundit, sipas dëshmitarëve.

Sipas një analize të BBC-së, nëntë nga më shumë se 40 personat thuhet se vdiqën si pasojë e detyrimit për t’u larguar nga ujërat territoriale greke ose për t’u kthyer në det pasi arritën në ishujt grekë. Por Rojet bregdetare greke hedhin poshtë me forcë të gjitha akuzat për veprimtari të paligjshme.

Qeveria greke akuzohet shpesh për kthimin me forcë të emigrantëve në Turqi, gjë që është kundër ligjit ndërkombëtar. Kjo është hera e parë që BBC ka llogaritur numrin e incidenteve në të cilat vdekjet e emigrantëve lidhen me veprimet e Rojes Bregdetare greke.

Ata analizuan 15 incidente nga maji 2020 deri në 2023, të cilat rezultuan në 43 vdekje. Burimet fillestare të informacionit ishin mediat lokale, organizatat joqeveritare dhe Roja Bregdetare Turke.

Konfirmimi i pretendimeve të tilla është jashtëzakonisht i vështirë sepse dëshmitarët shpesh zhduken ose kanë frikë të flasin. Megjithatë, në katër raste ata kanë mundur të konfirmojnë deklaratat duke biseduar me dëshmitarët okularë. Hulumtimi i tyre, i paraqitur në një dokumentar të ri të BBC-së, “Dead Calm: Killing in the Med?”, tregon për një model të qartë.

Në pesë incidente, emigrantët pretendojnë se autoritetet greke i hodhën direkt në det. Në katër raste është përshkruar se si kanë mbërritur në ishujt grekë, por janë persekutuar. Në disa raste të tjera, emigrantët u futën në varka fryrëse pa motor, të cilat më pas u shpuan.

Një nga dëshmitë më tronditëse është dhënë nga një kamerunas, i cili pretendon se është persekutuar nga autoritetet greke pasi mbërriti në ishullin Samos në shtator 2021. Ashtu si të tjerët që u intervistuan, ai planifikoi të regjistrohej si azilkërkues në tokën greke.

 “Nuk arritëm as atje, dhe policia na sulmoi nga prapa. Ishin dy policë me të zeza dhe tre të tjerë me rroba civile, me maska ​​në fytyrë”, tha ai. Ai dhe dy të tjerë u transferuan në një anije të Rojes Bregdetare greke, ku ngjarjet u kthyen shpejt në një makth.

“Para së gjithash u fokusuan te një tjetër kamerunas. E hodhën në det. Ai bërtiti: ‘Më shpëto, nuk dua të vdes…’ dhe më pas vetëm dora i mbeti mbi ujë, ndërsa trupi u zhduk nën sipërfaqe ngadalë dora e tij rrëshqiti dhe uji e gëlltiti”, tregoi ai.

I mbijetuari tha se sulmuesit e rrahën atë.

“Më goditën me grushte në kokë, sikur të rrihnin një kafshë. Më pas më shtynë në ujë, pa jelek shpëtimi. Megjithatë, unë arrita të notoj deri në breg, ndërsa trupat e dy të tjerëve, Sidy Keite dhe Didier Martial Kouamou Nana u gjetën në bregun e Turqisë”, shtoi ai.

Avokatët e të mbijetuarit u kërkojnë autoriteteve greke hapjen e një çështjeje për vrasje të dyfishtë.

Në një rast tjetër, një burrë nga Somalia i tha BBC-së se si u kap nga ushtria greke pas mbërritjes në ishullin e Kios në mars 2021, pas së cilës iu dorëzua Rojes Bregdetare greke. Ai pretendon se i kanë lidhur duart dhe e kanë hedhur në det.

“Më hodhën të lidhur në mes të detit, donin të vdisja”, deklaroi ai. Për fat të mirë, ai arriti të mbijetonte duke notuar në shpinë. Megjithatë, deti ishte i trazuar dhe tre të tjerë si ai vdiqën. Më në fund ai arriti në breg ku u pikas nga Roja Bregdetare turke.

Në incidentin më vdekjeprurës, në shtator 2022, një varkë me 85 emigrantë u përplas pranë ishullit grek të Rodosit pasi motori i saj u ndal.

Mohamed nga Siria tha se ata thirrën Rojen Bregdetare greke për ndihmë, e cila i futi në një varkë shpëtimi. Por aty nuk kishte një valvul të mbyllur siç duhet.

“Menjëherë filluam të fundoseshim, ata e panë… Na dëgjuan duke bërtitur dhe megjithatë na lanë”, përshkroi ai. “Fëmija i parë që vdiq ishte djali i kushëririt tim… Pas kësaj, një nga një. Një fëmijë tjetër, një fëmijë tjetër, pastaj edhe kushëriri im. Shtatë-tetë fëmijë vdiqën në mëngjes. Fëmijët e mi nuk vdiqën deri në mëngjes … pak para se të mbërrinte Roja Bregdetare turke”, shtoi ai.

Ligji grek lejon të gjithë emigrantët që kërkojnë azil të aplikojnë në disa ishuj në qendrat e specializuara të regjistrimit. Megjithatë, bashkëbiseduesit tanë, të cilët u kontaktuan me mbështetjen e organizatës së ndihmës së migrantëve, Consolidated Rescue Group, pohojnë se janë kapur para se të arrinin në ato qendra. Ata pretendojnë se autoritetet greke shpesh vepronin në fshehtësi, me rroba civile dhe shpesh të maskuar.

Organizatat e të drejtave të njeriut pretendojnë se mijëra njerëz janë kthyer ilegalisht nga Greqia në Turqi, duke u mohuar atyre të drejtën për të kërkuar azil, e cila garantohet nga legjislacioni ndërkombëtar dhe i BE-së, sipas BBC. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit