BBC-ja, ka filluar të publikojë artikuj mbi dezinformimin dhe lajmet e rreme – një problem global që sfidon mënyrën se si e ndajmë informacionin dhe perceptojmë botën rreth nesh.
Për këtë gazetari i BBC-së Carl Miller, për rubrikën “BBC Click”, ka qëndruar në Kosovë para dy javësh ku ka biseduar me një tregtar të lajmeve të rreme.
Ai ka treguar ngjarjen se si ka ardhur në Kosovë, dhe si ka takuar persona që punojnë enkas me ‘klickbait’ apo ‘klikime me kurth’ – lajme me tituj të ekzagjeruar, që brenda nuk kanë ndonjë përmbajtje.
..kam dëgjuar për kampanjat e ndikimit nga Rusia, si dhe ushtritë që bëjnë betejë me informatat.
Por, njerëzit që i takova në Kosovë më treguan se ka arsye tjera, pse dërgohen lajme të rrejshme dhe sensacionale në audiencën e perëndimit. Është për shkak të parave – sepse ne klikojmë në to.
“Klikimet me kurth” dhe “lajmet e rrejshme” janë terme që përdoren për të përshkruar materiale false apo sensacionale që qarkullojnë në rrjet.
Para një viti, “Burimi” më tregonte që keqinformimi, ishte një industri që po lulëzonte. Disa prej materialeve, ai i cilësonte si politike ndërsa të tjera shumë më të ashpra.
“Mirëmbajtësi i qenve që e rrahu qenin derisa ia theu brinjët – mbetet jashtë burgut” ishte një tregim. “Djaloshi del nga koma pas 12 vitesh, iu pëshpëritë prindërve në vesh një sekret të errët (Video)” ishte një tregim tjetër…
Shumica prej tyre ishin false. Derisa shumica prej tyre dukeshin si lajme, kishte një arsye kryesore për të: klikimet.
Të fituarit e parave prej internetit, do të thotë duhet pasur audiencë të gjerë, andaj tregtari me të cilin fola, kishte dhjetëra faqe në Facebook, prej evangjelizmit të krishterë, deri te destinacionet e ndryshme për pushime.
Pa pasur parasysh përmbajtjen, audienca ishte e gjerë: 90,000 pëlqime, 240,000 pëlqime, apo 24,000 pëlqime.
Burimi mund ta dërgonte materialin që donte, para qindra mijëra syve në mbarë botën, për t’i kthyer klikimet në para – bashkë me platformat e rrjeteve sociale dhe ueb-faqe të jashtme.
Ai fitonte deri në 600 euro në ditë. Më shumë para, se që do të fitonte nëpërmjet ndonjë pune të ligjshme.
Prej se e kam takuar Burimin, gjigantët teknologjik po mundohen ta shuajnë këtë industri. Lajmet e rreme, Mark Zuckerber i ka quajtur ‘sfidë personale’.
Më 2018, Facebook e ka dyfishuar sigurinë në një staf prej 20,000 personazh, mbylli shumë llogari dhe faqe që shpërndanin ‘klikime kurthe’ për të ngushtuar përmbajtjen e tyre deri në zhdukje.
Gjatë muajit të kaluar u ktheva sërish, kësaj radhe me BBC. Dëshiroja të dija nëse ka ndryshuar diçka dhe se si do të ndikojë ndryshimi që ka bërë Facebook-u në sytë e atyre që janë marrë me këtë aktivitet.
“Audienca në atë faqe, është kryesisht nga Britania e Madhe” tha ai i buzëqeshur, i kërrusur mbi telefon, duke fshehur fytyrën prej kamerës.
Është vështirë të thuhet, se sa e madhe ishte kjo ekonomi në të kaluarën. Por reformat e Facebook-ut, që i kam dëgjuar sërish dhe sërish, kanë pasur efekt.
Faqe pas faqeje janë mbyllur. Të ardhurat kanë rënë prej 600 euro, në rreth 100. Shpërndarja e lajmeve të rreme, u bë shumë më pak fitimprurëse – si dhe më pak politike.
Në fakt, u bë si stil i të famshmëve, si për futbollist të famshëm që i thyejnë këmbët apo përfshihen në afera seksuale. Krijuesit e përmbajtjeve, shpërndarin lajme të temave të ndryshme dhe jo vetëm për Trump.
Sidoqoftë, megjithëse shumë më pak fitimprurëse, kjo praktikë është ende shumë e përhapur.
“Afro 40 për qind e të rinjve kosovarë, janë duke u marrë me të” më tha një tregtar. “Me qindra, e qindra” më tha një tjetër.
Nuk është çudi. Të fituarit e 100 eurove në ditë, do të ishte diçka që ia ndryshon jetën, dikujt si ai që më parë fitonte vetëm shtatë euro në ditë, duke punuar si kamerier.
Fakti “pse” ishte shumë i qartë. Në kohën e reformave që po ndërmerr Facebook, befasia më e madhe është se “si”.
Ka një anë tjetër prapa lajmeve të rrejshme dhe klikimeve kurthe, që është e padukshme për ne.
Mësova se ekzistojnë grupe të mbyllura, që anëtarësuar dhe numërojnë prej qindra derisa në disa mijë. Për të qenë pjesë e këtyre grupeve, duhet të jesh i ftuar.
Por përbrenda, nuk është vetëm se mbledhin audiencë për Facebook. Janë edhe hapësira, ku tregtarët e lajmeve të rrejshme, tregojnë mes vete.
Kam parë faqe të Facebook-ut, me mijëra pëlqime, që shiten për mijëra dollarë. Të tjerë sheshin pëlqime të rrejshme, llogari të rrejshme, apo merrnin këshilla se si të tejkalojnë ndalesat e ndryshme.
Madje, e gjetëm edhe “pakon për krijimin e lajmeve të rrejshme” për fillestarë, bashkë me faqe të ndryshme Facebook-u për të mbledhur audiencë, bashkë dhe me ueb-faqe të ndryshme. Të tjerë shisnin përmbajtje, që do të gjente zbatim sa më të madh në Facebook.
Megjithëse në grupe të vogla, kjo zhvillohet si rutinë dhe disa herë në ditë. Ishte një lojë në shifra industriale, me rregullat dhe sistemin e Facebook-ut.
Kam folur me qindra njerëz në botë, që merren me po të njëjtin aktivitet. Zakonisht meshkuj të rinj dhe me njohuri në teknologji, që janë në gjendje të shpërndajnë gjithçka për klikime.
Ndjekja për klikime online, e tmerrshme, shokuese dhe e ekzagjeruar, fiton sërish e sërish.
Kam filluar të reflektojë në këto lloj të lajmeve të rrejshme, apo përmbajtjen nëpërmjet të cilës përfitohet në tregun perëndimor, si diçka që ngjanë me rritjen e luleve. Janë të mbjella, si para të thata.
Nuk iu shërben njerëzve që i krijojnë. Nuk iu nevojitet as tregjeve të huaja, në të cilat konsumohet.
Por është – deri diku – mënyra më e lehtë dhe e mundshme për dikë, që të fitojë para.
Po që se doni ta ndaloni, nuk është se mund ta digjni fushën. Madje, duhet t’ju sigurosh njerëzve diçka tjetër për të rritur.