Halepi, qyteti simbol i konfliktit sirian, që përjetoi muaj tepër të vështirë përpara arritjes së një armëpushimi, tashmë ka dalë nga titujt e parë të shtypit ndërkombëtar. Por atje, banorët, edhe pse të lehtësuar nga ndalja e luftimeve dhe bombardimit nga ajri, vijojnë të jetojnë të tensionuar mes shkatërrimit gati të plotë të qytetit dhe pasoja të mëdha sociale të lëna pas nga lufta.
Redaktori i rrjetit BBC në Lindjen e Mesme, Jeremy Bowen ndan me publikun fotografitë e shkrepura, por edhe mendimet e tij, ndërsa udhëton përmes rrënojave të Halepit të Sirisë.
Bowen eci përgjatë rrugëve të Halepit nga xhamia Umayyad deri tek çitadela e shekullit të 13-të e qytetit, duke sjellë fotografitë e mëposhtme si dhe filmime tronditëse të gjendjes të gjendjes brenda xhamisë.
Përpara luftës ishte një vend shëtitjeje e preferuar për qytetarët e Halepit dhe vizitorët e panumërt të tij. Në një ditë të ftohtë dimri, në vitin e gjashtë të luftës, vendi është i rrënuar dhe i trishtuar.
Banderola gjigande tregon presidentin Bashar al-Assad fitimtar në hyrje të asaj që ka mbetur nga xhamia Umayyad.
Korrespondenti i BBC-së fotografoi civilët që shohin rrënojat e xhamisë Umayyad. “Rrënojat e minaresë në të majtë. Ndërtuar në vitin 1090. Shkatërruar në vitin 2013”, thotë ai.
Rrënojat e minaresë së shkatërruar të xhamisë Umayyad, dikur një nga monumentet më madhështore të qytetit. Brenda xhamisë, mbajtësja e qirinjve ende varet nga tavani dhe kutitë janë radhitur në një hark për t’u mbrojtur nga dëmi i bombardimeve.
Fortifikimet ushtarake shihen në hyrje të xhamisë. “Dëmi këtu është tragjik por rreth 500 mijë të vdekur në Siri janë shumë më tepër”, thotë korrespondenti.
Një hyrje anësore e improvizuar në xhami mban shenjat e vrimave të plumbit. Korrespondenti Jeremy Bowen thotë se ai ajo është përdorur si një hyrje e shkurtër dhe e sigurtë për kryengritësit.
Fuçi nafte të grumbulluara brenda xhamisë.
Një burrë duket tek falet në një harqet anësore të xhamisë. Pavarësisht dëmtimit, ai po falet në xhaminë Umayyad.
Duke iu afruar çitadelës së Halepit. “Përpara luftës, ky ishte një vend i mirë për shëtitje”, thotë korrespondenti. Çitadela tashmë është e dekoruar me një flamur të presidentit Assaf dhe me një poster gjigand të sundimtarit sirian jashtë saj. Korrespondenti thotë se çitadela jep ndjesinë e një pakohësie të çuditshme. “Ende e mrekullueshme”.
Një poster i presidentit Assad në dyert e çitadelës së Halepit. Fitorja e forcave të tij këtu e ka zhvendosur luftën në një fazë të re.
Tre gra të veshura me nikab ecin në pjesën ballore të çitadelës së Halepit./Tesheshi