-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

BBC: Bota mund të mësojë nga besa e shqiptarëve

Më të lexuarat

Në një kohë kur refugjatët po mbushin kufijtë në të gjithë botën, duket se kemi shumë për të mësuar nga virtyti i mikpritjes shqiptare. Kështu e nis agjencia angleze e lajmeve BBC një artikull kushtuar Shqipërisë dhe virtyteve të saj.

“Në të gjithë vendin ndërtuan kampe refugjatësh për të mbrojtur kosovarët që ishin në luftë me Serbinë. Familjet shqiptare ndërtonin një kamp, gjenin një familje kosovare dhe e strehonin aty. Nuk ishin as miq e as të afërm, ishin të huaj, megjithatë shqiptarët i strehonin dhe në shtëpitë e tyre, i ushqenin, u jepnin dhe rroba, i trajtonin ata sikur të ishin pjesë e familjes”, shkruan BBC.

Duke pritur një makiato në një kafene të vogël në Berat, qytetin e famshëm të 1001 dritareve, dëgjova se si një vajzë me emrin Nevila Muka kujtonte impaktin që kishte Lufta e Kosovës në vendin e saj. Për t’ju larguar vdekjes dhe shkatërrimit të forcave ushtarake serbe në vitet ’90, më shumë se 500 mijë refugjatë u larguan nga Kosova për t’u vendosur përkohësisht në Shqipëri në një hark kohor prej dy vitesh. Shpejt mësova se Muka jo vetëm që e kishte parë eksodin nga larg por dhe e kishte përjetuar.

“Gjyshja ime u fut në një familje, unë isha e vogël dhe mbaj mend që luaja me fëmijët e tyre shumë. Mbaj mend që ishin bukëpjekës shumë të mirë, buka më e mirë që kam shijuar”.

A ishte e vështirë për ju? – pyeta unë.

“Ne patëm fatin e mirë që gjetëm familje shpejt. Por për shumë familje të tjera nuk kishin para të mikprisnin kosovarët në shtëpi. Ishin shumë të varfër. Megjithatë ata hynin në borxhe, por kurrë nuk na kthenin mbrapsht”.

Kur e pyeta përse, ajo me një të qeshur tha: “Kështu e kanë shqiptarët, është besa e tyre”

E kisha dëgjuar fjalën besa edhe më parë por mendoja se kishte lidhje me besimin apo fenë, por në këtë kontekst nuk e kisha dëgjuar kurrë. Muka më shpjegoi se ishte një si farë kodi i shqiptarëve, dikush që të hap derën në shenjë mikpritjeje. Nëse dikush të kërkon ndihmë, ti i hap dyert e shtëpisë.

Ajo që ndikon shumë në këtë zemërgjerësi është edhe feja. Islami si fe dominante në trevat shqiptare ka pasur një rëndësi të madhe, pasi Islami fton në shumë në mikëpritje siç thoshte Pejgamberi Muhamed: “Të dojë për vëlluan e vet atë që do për vete”.

Pas kësaj doja të mësoja më shumë për besën e shqiptarit dhe u takova me një student shqiptar i cili më tha se kjo ishte një traditë që njihej prej shekujsh që nga koha e Kanunit të Lek Dukagjinit, një libër me ligje për fiset e veriut të Shqipërisë në shekullin e XV, por që tani ka mbetur vetëm në histori për shkak të aspekteve të shumëta negative si gjakmarrja.

Aty mësova një proverb që shkruhej në Kanun: ‘Shpija para se me qenë e shqiptarit, asht e Zotit dhe e mikut’. Sipas tyre duhet të ishte gjithnjë i përgatitur për të pasur një krevat bosh natën ose ditën. Kur e pyeta nëse ishte njëfarë detyrimi ai më tha: Në fakt shumicës së shqiptarëve i pëlqen të presin miq. Është një lloj krenarie për ta. Nuk ke pse kërkon hotel mjafton të trokasësh në shtëpinë e dikujt dhe të fton brenda.

Edhe pse disa aspekte të besës kanë humbur me kalimin e kohës, ndjenja e mikpritjes vazhdon të mbetet tek njerëzit shqiptarë. Përveç luftës së Kosovës, pak e dinë se Shqipëria ishte i vetmi vend që priti numrin më të madh të hebrenjve gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht presionit të fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë, shqiptarët refuzuan të spiunonin të ftuarit e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit