11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Bavaria sjell detyrim për vendosjen e kryqit në institucionet publike

Më të lexuarat

BERLIN (AA) – Në shtetin jugor gjerman të Bavarisë është vendosur detyrimi i varjes së kryqit në institucione publike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli ministror i shtetit vendosi që nga 1 qershori, në pjesët hyrëse të institucioneve publike në këtë shtet të varet kryqi.

Kryeministri i Shtetit të Bavarisë nga Partia Unioni Kristian-Social (CSU), Markus Söder, tha se kryqi përtej një simboli fetar është “vula kulturore” e shtetit të Bavarisë.

“Kryqi nuk është një simbol që i përket një feje”, deklaroi, duke shtuar se vendimi i marrë nuk përfshin ndërtesat e institucioneve të qeverisë federale.

Vendim i qeverisë së shtetit shkaktoi reagime të shumta.

Të Gjelbërtit, Partia e Majtë dhe Partia e Lirë Demokratike kritikuan vendimin në fjalë, duke thënë se në vend të simboleve, në politikat ditore duhet të vendoset toleranca dhe dashuria.

Reagime kanë pasuar edhe në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale.

“Unë e dija se shteti dhe kisha janë të ndarë nga njëra-tjetra”; “Sa keq! Unë mendoja se kemi lënë prapa Mesjetën”, ishin disa nga reagimet në rrjetet sociale.

Shteti i Bavarisë edhe më parë ka sjellur detyrimin për vendosjen e kryqit në shkollat shtetërore dhe në sallat e gjykatave.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, më parë ka deklaruar se “Islami nuk i përket Gjermanisë”, duke tërhequr reagime nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka kritikuar këtë deklaratë duke thenë tha se edhe muslimanët dhe feja e tyre Islami i përkasin Gjermanisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit