1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Baton Haxhiu në debatin e Këshillit Opozitar: Pushteti i pamoralshëm e ka pushtuar çdo shtëpi të moralshme në Maqedoni

Më të lexuarat

Sot, në Shkup, Këshilli Opozitar ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me temë: ”Dekriminalizimi i shoqërive shqiptare”, kurse panelistë kryesorë në tryezë ishin publicisti nga Kosova, Baton Haxhiu dhe profesori universitar, Visar Ademi.

Baton Haxhiu tha se: “Dekriminalizimi i shoqërisë shqiptare nuk është akoma diçka e lehtë për të cilën mund të flitet, pra s’mund të flasësh si shqiptar sot i qetë për të keqen. Periudha ndërmjet të demilitarizmiz dhe dekriminilzimit është të heqësh uniformën, e e që quhet si deuniformizimi… Morali i pamoralshëm është çështje që ne e kemi përdorë edhe në Kosovë, por edhe në Maqedoni. Pushteti i pamoralshëm e ka pushtuar çdo shtëpi të moralshme në Maqedoni.

Haxhiu tutje çështjen e moralit e shtjelloi duke bërë krahasime mes Maqedonisë dhe Kosovës.

“Janë 2 momente kyçe: heroizimi përmes proceseve gjyqësore ka qenë shumë i rëndë për shoqërinë kosovare, vrasja përmes gjuhës së hajnisë dhe rikthimit të heroizimit, kjo mund të quhet edhe si konfuzion i shoqërisë nëpërmjet hajnisë. Ndërsa, deheroizmi neve na ka bërë problem të mëdha.Në Maqedoni ka ekzistuar një pushtet i moralshëm në vitet e 90-ta duke iu referuar PPD-së, ku kjo pikë i bashkojë edhe idealistët e Kosovës krahun e Rugovës, në të cilën pike referimi ka qenë liria. Kriminalizimi i parë në Maqedoni vjen pas luftës. Militarizimi këtu ka qenë i përbërë prej njerëzve të LPK-së dhe idealistëve… Diskriminimi  kulturor e arsimor ka qenë poshtërimi më i madh i shqiptarëve të Maqedonisë. Liria e religjionit ka ndodhur vetëm në Maqedoni, me çka shqiptarët e kanë ruajtur indentitetin e vet duke e ruajtur edhe lirinë e kombit dhe lirinë e religjionit… Dëshira për të pas një shoqëri të lire shqiptare është betejë e rëndë, por besoj se beteja me gënjeshtrën është e pafat dhe e kotë, sot shoqëria shqiptare në Maqedoni është në betejë me gënjeshtrën, e cila nuk do të zgjatë shumë, e ju duhet ta fitoni lirinë. Këta pushtetarë nuk kanë ndonjë profesionalizëm dhe për këtë arsye janë mbuluar me gënjeshtrën”.

Ndërkohë, profesori universitar, Visar Ademi ka folur për konceptin ekonomik të dekriminalizmit.

Me ç’rast Ademi theksoi: “Kur bëhet korrupsion shkatërrohen edhe institucionet. Ne identifikojmë korrupsionin përmes shtetit. Kapitali politik është koncepti i cili ua mundëson atyre që të korruptojnë gjithçka. Kompania bëhet roja e institucioneve të shtetit, kapitali politik ëshë koncept ideologjik, politikë etj. Kapitali politik nuk është në proporcion me kapitalin ekonomik. Te shqiptarët në Maqedoni me rëndësi është të dekontestojmë kapitalin politik të individëve të këqij. Sa më i madh është absorbimi I kapitalit politik, aq më I vogël është zhvillimi ekonomik”.

Në fund kishte debat interaktiv mes panelistëve dhe mysafirëve të pranishëm, shkurtimisht, shkrimtari Kim Mehmeti theksoi se sot shqiptarët janë të copëtuar thuajse në të gjitha çështjet, por fatkeqësisht vetëm në krim janë të bashkuar.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit