0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Bastri Bajrami: Në Marshin Protestues të 9 Majit, të dalim sa më masovikisht

Më të lexuarat

“Ky mosinteresim dhe moskëmbëngulje e faktorit politik shqiptarë arriti të krijojë në Maqedoni edhe një parti monstër që quhet VMRO-DPMNE, parti e cila e bazon politikën e saj kryekëput në principin se sa ka dëmtuar shqiptarët. Asnjë deri më sot nuk pyeti se sa biznese shqiptare janë viktimë e kësaj politike të VMRO-së dhe heshtjes të partive shqiptare BDI dhe PDSH? Apo mos dha dikush ndonjë përgjigje se sa vende pune u hapën në vendbanimet shqiptare apo sa investime të huaja direkte erdhën në zonat shqiptare? Mos të flas për masakrimin që i bëhet arsimit shqip duke i shndërruar universitetet shtetërore në prona të degëve partiake të partive politike që po prodhojnë kuadro (me përjashtime) të cilat janë vetëm të dëgjueshëm të “nënës parti” e që do ti kish pas zili edhe sistemi më i egër komunist. Kur të bësh një përmbledhje të gjithë kësaj, del se shqiptarët më shumë se kurrë janë në situatë që duhet të ngrejnë zërin dhe jo më të kërkojmë, por të fillojmë të marrim atë që na takon. Prandaj, edhe unë si një zë opozitar, si individ që kam shumë arsye të ngre zërin njëherë personalisht e pastaj kombëtarisht, i ftoj të gjithë shqiptarët në Maqedoni, e veçanërisht ata më të dëmtuarit e rajonit të Karadakut (nga Shkupi deri në Likovë) që në Marshin Protestues të 9 Majit, të dalim sa më masovikisht që t’i themi STOP të gjitha padrejtësive që po na bëhen si shqiptarë, të japim një mesazh se dinjiteti i shqiptarëve vlen më shumë se emblema partiake apo emblema e pushtetit, të ngremë lart zërin se drejtësia duhet të vlejë për të gjithë dhe që askush më të mos dënohet vetëm se është shqiptarë, si dhe të fillojmë me betejën tonë për ta rikthyer demokracinë që ky pushtet diktatorial po na mohon shumë vite. Masoviteti në këtë protestë do dëshmojë se shqiptarët nuk janë vetëm dekor në këtë shtet ashtu siç duan të na prezantojnë BDI dhe PDSH, por ti dëshmojmë edhe maqedonasve se këtë shtet që quhet Maqedoni, ose do ta ndërtojmë bashkë nga themeli, ose nuk do të ekzistojë fare”, ka shkruar ndër të tjera, Bastri Bajrami anëtari i Këshillit Opozitar, si dhe ish-kryetar i Komunës Haraçinës.


Më poshtë mund da lexoni shkrimin e plotë të Bastri BAJRAMI:

Të ngremë zërin dhe të marrim hisen që na takon!

Plot 25 vite që nga pavarësimi i Maqedonisë dhe neve na përsëritet e njëjta histori rregullisht, por për fat të keq – në këtë shtet asnjëherë politika nuk mësoi nga gabimet e bëra, por përkundrazi – i ka ripërsëritur duke arritur në këtë gjendje të mjerueshme që ndodhemi sot. Deri në vitin 2001, ne si shqiptarë në këtë shtet e kemi patur shumë vështirë të funksionojmë, sepse na ndalohej arsimi, na rrezikohej biznesi, keqtrajtoheshim vetëm se jemi shqiptarë dhe terrorizoheshim për çdo ditë, sepse maqedonasit deshën të na tregojnë se ne nuk mund të jemi të barabartë asnjëherë në këtë shtet dhe si pasojë e kësaj, ndodhi konflikti i vitit 2001, ku i treguam maqedonasve dhe botës se pa shqiptarët – Maqedonia nuk mund të ekzistojë dhe ne nuk mund të jemi qiraxhinj në vendlindjen tonë, në shtëpitë tona që jemi me shekuj. Dhe deri në vitin 2001, për gjithçka që i ka ndodhur shqiptarëve, klasa politika ka qenë pjesërisht fajtore, sepse në atë sistem me Kushtetutën që nuk i ka garantuar asgjë shqiptarëve – edhe përgjegjësitë e partive politike kanë qenë më të vogël në krahasim më periudhën e pas 2001. Në vitin 2001 ndodhi lufta në Maqedoni, ku vlera kombëtare e gjithë shqiptarëve – Ushtria Çlirimtare Kombëtare triumfoi dhe detyroi palën maqedonase të pranojë realitetin se ky shtet ose do bëhet me shqiptarët, ose nuk do ekzistojë fare. Mirëpo, edhe përgjegjësia e partive politike pas vitit 2001 normalisht që do ishte shumë më e madhe, sepse tani shqiptarët edhe në aspekt kushtetues kishin të garantuara të drejta më të mëdha dhe përfaqësim shumë më të lartë në krahasim me kohën para vitit 2001. Çdo parti politike do kishte ëndërr që të ketë këtë kapital të UÇK-së për të përfaqësuar shqiptarët në mënyrë të denjë, mirëpo nuk ndodhi ajo që duhet. Bile, përkundrazi. Përfaqësuesit politik të shqiptarëve në vend që të punojnë për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve, ata u treguan se përveç që përmirësuan gjendjen e tyre personale dhe familjare në aspektin e rritjes të pasurisë të tyre, çështjen e shqiptarëve e lanë dytësore – për të mos thënë që e lanë pasdore fare. Prandaj, ne shqiptarëve në Maqedoni na ndodhi Sopoti, Brodeci, rasti i Harun Aliut, rastet e tjera në Malësinë e Karadakut dhe e fundit – rasti i Kumanovës. Kjo është vetëm në aspektin juridik dhe politik, por njëlloj ka ndodhur edhe në të gjitha sferat e tjera përfshirë ekonominë dhe në arsimin shqip.

Ky mosinteresim dhe moskëmbëngulje e faktorit politik shqiptarë arriti të krijojë në Maqedoni edhe një parti monstër që quhet VMRO-DPMNE, parti e cila e bazon politikën e saj kryekëput në principin se sa ka dëmtuar shqiptarët. Asnjë deri më sot nuk pyeti se sa biznese shqiptare janë viktimë e kësaj politike të VMRO-së dhe heshtjes të partive shqiptare BDI dhe PDSH? Apo mos dha dikush ndonjë përgjigje se sa vende pune u hapën në vendbanimet shqiptare apo sa investime të huaja direkte erdhën në zonat shqiptare? Mos të flas për masakrimin që i bëhet arsimit shqip duke i shndërruar universitetet shtetërore në prona të degëve partiake të partive politike që po prodhojnë kuadro (me përjashtime) të cilat janë vetëm të dëgjueshëm të “nënës parti” e që do ti kish pas zili edhe sistemi më i egër komunist. Kur të bësh një përmbledhje të gjithë kësaj, del se shqiptarët më shumë se kurrë janë në situatë që duhet të ngrejnë zërin dhe jo më të kërkojmë, por të fillojmë të marrim atë që na takon. Prandaj, edhe unë si një zë opozitar, si individ që kam shumë arsye të ngre zërin njëherë personalisht e pastaj kombëtarisht, i ftoj të gjithë shqiptarët në Maqedoni, e veçanërisht ata më të dëmtuarit e rajonit të Karadakut (nga Shkupi deri në Likovë) që në Marshin Protestues të 9 Majit, të dalim sa më masovikisht që t’i themi STOP të gjitha padrejtësive që po na bëhen si shqiptarë, të japim një mesazh se dinjiteti i shqiptarëve vlen më shumë se emblema partiake apo emblema e pushtetit, të ngremë lart zërin se drejtësia duhet të vlejë për të gjithë dhe që askush më të mos dënohet vetëm se është shqiptarë, si dhe të fillojmë me betejën tonë për ta rikthyer demokracinë që ky pushtet diktatorial po na mohon shumë vite. Masoviteti në këtë protestë do dëshmojë se shqiptarët nuk janë vetëm dekor në këtë shtet ashtu siç duan të na prezantojnë BDI dhe PDSH, por ti dëshmojmë edhe maqedonasve se këtë shtet që quhet Maqedoni, ose do ta ndërtojmë bashkë nga themeli, ose nuk do të ekzistojë fare.

(Autori është anëtar i Këshillit Opozitar, si dhe ish-kryetar i Komunës Haraçinës)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit