BLUE SKY RADIO NEWS DATE: 04 April 2000 TIME: 6: 30 P.M. TITULLI: Bastisja në lokalet e SJRC Komiteti i Bashkuar Saudit, për Ndihmë ka reaguar kundër dy aksioneve të KFOR-it në lidhje me këtë organizatë. Më shumë për këtë nga Luan Qorraj: KFOR-i e ka bastisur shtëpinë në të cilën banonin anëtarët e organizatës për shkak të dyshimit të zyrtarëve amerikan në Kosovë qe anëtarët e kësaj organizate janë në lidhje me terroristin e kërkuar Osama Bin Laden. Në një incident tjetër, poashtu të dielën, ushtarët e KFOR-it e kanë hedhur në ajër automjetin qe i takonte një punëtori të kësaj organizate. Automjeti u shkatërrua në bazë të dyshimit se në pyetje ishte një auto-bombë. Drejtori ekzekutiv i organizates, doktor Faris All Hadi, në lidhje me këtë tha: “Komiteti i Bashkuar Saudit është , thjeshtë, një organizatë humanitare dhe nuk mirret me asnjë veprimtari jashtë këtij resori. Unë e lus secilin qe ka mendim të kundërt le të urdhëron dhe le ta vërteton këtë. çfarëdo pale qoftë, qe është në gjendje të deshmon se ne në veprimtarinë tonë kemi edhe diçka tjetër, përveç asaj humanitare, e kisha lutë qe të përpiqen dhe ta vërtetojnë këtë. Lajmi të cilin e ka përhapur agjencia Roiter është i pavërtetë dhe nuk qendron.” Ai gjithashtu tha se këto dezinformata i sjellin dëme organizatës dhe punës së saj humanitare në Kosovë. Kjo organizatë funksionon si ombrellë për disa organizata tjera humanitare përfshirë këtu edhe gjysëm-hënën e kuqe.