“Ne kemi filluar një proces për të ndërvepruar me kujdes me udhëheqjen e re dhe shoqërinë civile”, tha Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, njoftoi se do të rihapin zyrën përfaqësuese të BE-së në Damask, transmeton Anadolu.
Kallas foli në seancën për Sirinë që u mbajt në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian.
Duke kujtuar se dje në Damask dërgoi një delegacion të nivelit të lartë diplomatik nga misioni i BE-së, i cili u zhvendos nga Damasku në Bejrut gjatë luftës civile, Kallas tha se “ne kemi filluar një proces për të ndërvepruar me kujdes me udhëheqjen e re dhe shoqërinë civile”.
“Ne jemi gati të rihapim ambasadën e BE-së në Damask. Ne duam që ajo të jetë plotësisht funksionale përsëri”, tha Kallas.
– Bashkëpunimi me vendet e rajonit
Duke nënvizuar se ky hap është shumë i rëndësishëm për një ndërveprim konstruktiv, Kallas deklaroi:
“Siria ndodhet përballë një të ardhme pozitive, por të pasigurt. Ne duhet të punojmë së bashku me aktorët rajonalë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bashkohemi me vendet arabe, Kombet e Bashkuara, SHBA-të dhe gjithashtu të takohemi me Türkiyen dhe të ndajmë të njëjtat parime, të ndajmë të njëjtat mesazhe, të përcjellim tek udhëheqja e re atë që duam të shohim”.
/AA/