Në vazhdën e aktiviteteve të shumta, Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri ka organizuar një kurs intenziv të mësimit të shkronjave të Kuranit të Madhëruar.
Interesimi për të ndjekur këtë kurs ka qenë shumë i madh, teksa kësaj thirrje iu kanë përgjigjur një numër i madh i fëmijëve.
Ky kurs është mbajtur për dhjetë ditë në xhaminë e Gazi Ali Beg në Vushtrri, ku fëmijët kanë arritur të marrin informata bazike rreth Kuranit, rëndësisë së tij për myslimanët, mësimit të shkronjave të leximit të tij e shumë informata të tjera rreth Kuranit.
/bislame/