3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bashkësia Islame kundërshton projektligjin për fetë, bashkësia krishtere dhe ajo protestante pro (Video)

Më të lexuarat

Para rreth 5 muajsh Kuvendi i Kosovës miratoi në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për liritë fetare.

Me këtë ligj përveç bashkësive tradicionale fetare, u shtua edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.

E kjo është një nga pikat e këtij ligji që po kundërshtohen ashpër nga Bashkësia Islame.

Kreu i BIK-ut Naim Tërnava është shprehur shumë i mllefosur se nëse ky ligj miratohet kështu si është, do t’i bëjë keq çështjes së Kosovës.

Tërnava ka edhe një porosi për deputetët.

Një kundërshti tjetër për këtë ligj nga Bashkësia Islame ka të bëjë me krijimin e Bashkësisë Fetare prej vetëm 50 anëtarësh, pasi konsideron se do të ndodhin shumë ndarje dhe përçarje brenda vet komunitetit.

Por, kur BIK-u po e kundërshton këtë ligj, atë po e përkrahë Ipeshkvia e Kosovës.

Zëdhënësi Don Fatmir Koliqi në një prononcim për Tribuna Channel thekson se nuk kanë ndonjë kundërshtim për ligjin.

E për Artur Krasniqin nga Kisha Protestante është e dëmshme që Kosova për 10 vjet nuk po arrin që ta miratojë këtë ligj.

Kujtojmë se për këtë ligj kishin votuar pro edhe 15 deputetët nga radhët e komuniteteve pakicë. Projekligji kaloi në Komisionin për Buxhet dhe Financa javën që po lëmë, pasi që konsiderohej se nuk ka implikime buxhetore. Tash i mbetet deputetëve për të dhënë votën pro ose kundër.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit