Bashkësia Islame e Kosovës po vazhdon të organizojë me sukses shkuarjen në umre
Mbrëmë, grupi i radhës me besimtarët tanë është nisur drejt vendeve të shenjta. Ata kanë arritur sot në mëngjes në aeroportin e Medinës.
Gjatë qëndrimit në Medine, ata do të kenë mundësi ta vizitojnë Xhaminë e Pejgamberit a.s., si dhe xhamitë të tjera dhe vende të tjera historike të Medinës.
Pas qëndrimit në Medine, ata do të nisen drejt Mekës, ku edhe do ta vizojnë Qabenë e bekuar dhe do t’i kryejnë ritualet e umres.