9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Bashkësia Islame e Kosovës hapi dyert për Kurban Bajram

Më të lexuarat

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ashtu sikurse tradicionalisht edhe për këtë festë ka hapur dyert për të pranuar urimet e Kurban Bajramit. Përfaqësuesit më të lartë shtetëror vizituan selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të cilët u pritën nga kryetari i Bashkësisë Islame, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, me ç’rast uruan atë dhe besimtarët mysliman për këtë festë. Myftiu Tërnava prej mysafirëve të parë për këtë festë priti delegacionin nga Ipeshkvia e Kosovës të cilit i priu Don Lush Gjergji. Po ashtu edhe liderë të partive politike uruan besimtarët për festën e Kurban Bajramit. Myftiu Tërnava priti për këtë festë edhe shefat e misioneve të huaja në Kosovë, si ai i UNMIK-ut, EULEX-it, OSBE-së, kryetarin e komunës së Prishtinës dhe udhëheqës të tjerë të sektorëve të rëndësishëm të jetës në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit