1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Bosnjës e Hercegovinës organizojnë ekspozitë fotografike: Bota kujton Srebrenicën

Më të lexuarat

Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Bosnjës e Hercegovinës organizojnë ekspozitë fotografike: Bota kujton Srebrenicën

 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në bashkëpunim me “Rijasetin” e Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës do të organizojnë një ekspozitë të veçantë fotografike kushtuar masakrës dhe gjenocidit të ndodhur në Srebrenicë. Kjo ekspozitë, e cila do të mbahet në Prishtinë, synon të kujtojë një nga tragjeditë më të dhimbshme të shekullit XX, ku mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik të vitit 1995.
Ekspozita përmban fotografi autentike që pasqyrojnë dhimbjen dhe vuajtjet e viktimave dhe të mbijetuarve të Srebrenicës, si dhe rrugëtimin e gjatë të kërkimit të drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit. 
Në këtë ekspozitë të titulluar: “Bota kujton Srebrenicën” janë paraqitur njëmbëdhjetë segmente të gjenocidit.  Secili segment paraqet një fazë nëpër të cilën kalua myslimanët boshnjak, me theks boshnjakët lindor, ku ndodhet Srebrenica.  Këto njëmbëdhjetë pika përfshijnë: Ndodhitë paraprake, Fushata e spastrimit etnik: 1992, Jeta nën rrethim, Rruga drejt gjenocidit, Marshi i vdekjes, Ekzekutimet, Varrezat masive, Kërkimi për personat e zhdukur, Mohimi, Trashëgimia dhe Triumfalizmi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit