13.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Bashkësia Fetare Islame: nuk heqim dorë nga “Jeni Xhamia”

Më të lexuarat

BFI akuzon qeverinë për sjellje të papërgjegjshme ndaj kulturës, traditës dhe arkitekturës islame në vend.

Kjo sjellje  e papërgjegjshme ka filluar nga pavarësimi i Maqedonisë, e për fat të keq vazhdon edhe sot, thonë nga BFI.

Por, kulminacioni është tani me lejimin e aktiviteteve ndërtimore mbi “Jeni Xhaminë”, një objekt që i përket trashëgimisë historike, aktivitete që zhvillohen pa lejen e BFI-së.

Qeveria është uzurpator dhe vjedhës i xhamisë, uzurpim dhe vjedhje e cila nga viti 1945 të gjitha pushtetet ia transferojnë njëra-tjetrës si miras, thonë nga BFI.

Shteti çdo ditë flet për terrorizëm islamik, radikalizëm dhe ekstremizëm, por hesht për sulmet e vazhdueshme ndaj objekteve islame, thonë nga BFI, duke paralajmëruar se kanë kërkuar ndihmë edhe nga faktori ndërkombëtar për këtë problem.

“BFI, urgjentisht dhe pa kushte, kërkon: të ndërpritet terrori ndaj “Jeni Xhamisë”, e njëjta të kthehet në gjendjen e mëparshme, “Jeni Xhamia” t’i kthehet BFI-së dhe t’i mundësohet pronësia e papengueshme, përdorimi i të njëjtës për shkak se xhamia është pronë e BFI-së së RM–së dhe e askujt tjetër, qoftë ai edhe shteti. Shteti në këtë rast është okupator, përveç nëse edhe kryeministri, Nikolla Gruevski, nuk shkon sipas praktikës së gjyqeve në RM dhe si dëshmi të na kërkon dëshminë e shit-blerjes dhe atë të verifikuar në noter. BFI e RM-së asnjëherë nuk do të heq dorë nga “Jeni Xhamia” dhe për këtë arsye edhe një herë e ngre zërin për seriozitetin e këtij problemi, përderisa shteti nuk tregon dëshirë për zgjidhje të drejtë të kësaj padrejtësie, atëherë, pas kësaj konference për mediumet, BFI e RM-së do të jetë e detyruar që t’i përdorë të gjitha mënyrat dhe mundësitë që ta kthen drejtësinë, pronën e xhamisë, ta kthen për të shërbyer për atë për çka është ndërtuar, e jo për t’u përdorur si galeri arti”- thuhet nga BFI.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit