Gruaja e diktatorit sirian, Bashar Assad, Asma është filmuar duke folur me gratë në një qendër siriane të kancerit të gjirit, para se të merrte pjesë në seancën e radhës të trajtimit.
Ajo u diagnostikua me kancer të gjirit në muajin gusht. Në atë kohë, Damasku pranoi se kishte filluar trajtimin për fazat e hershme të kancerit të gjirit.
Asma Assad u kap në kamera në një qendër lokale të kancerit.
Në pamjet e ngarkuara nga vet regjimi sirian, ajo është parë me një shami në kokë, duke përshëndetur stafin e spitalit dhe pacientët. Ajo duket se ka humbur flokët për shkak të kimioterapisë.