Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, priti të premten delegacionin e Universitetit “Mehmet Akif Ersoy”, të udhëhequr nga rektori i këtij universiteti, Adem Korkmaz…
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, priti të premten delegacionin e Universitetit “Mehmet Akif Ersoy”, të udhëhequr nga rektori i këtij universiteti, Adem Korkmaz.
Në këtë takimi, rektori Koni shoqërohej nga zv/rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj dhe dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Valentina Duka.
Rektori Mynyr Koni, pas një përshkrimi të shkurtër të universitetit, shprehu vlerësimin e tij për marrëdhëniet shumë të mira të institucioneve shqiptare me institucionet turke.
Ai shprehu dëshirën e tij që marrëdhënia midis dy universiteteve të rritet dhe të forcohet.
Në këtë pikë, Koni përmendi si fusha bashkëpunimi shkëmbimet studentore dhe akademike, si dhe rritjen e kërkimeve shkencore midis dy universiteteve.
Rektori i Universitetit “Mehmet Akif Ersoy”, prof. dr. Adem Korkmaz, shprehu falenderimet për mikëpritjen që iu rezervua në Universitetin e Tiranës dhe theksoi se ky takim do të ishte një pikënisje e mbarë e bashkëpunimit midis dy universiteteve.
Në fund të takimit, rektorët e të dy universiteteve nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.