3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Bashkëpunimi Turqi-Rusi do të vazhdojë për krizën në Siri”

Më të lexuarat

“Karlovin do të përkujtojmë me zemër edhe në Ankara. Rrugës ku ndodhet ambasada do ti vendosim emrin Karlov”

ANKARA/MOSKË (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke vënë në dukje se vrasja e ambasadorit rus në Ankara Andrey Karlov ka patur për qëllim të dëmtojë marrëdhëniet dhe të eliminojë përparimin e arritur në kohët e fundit, duke shtuar se “Rusia dhe Turqia janë të vetëdijshme për këtë dhe nuk do ta lejojnë një gjë të tillë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu dhe homologu i tij rus Sergey Lavrov, para takimit në Ministrinë e Jashtme në Moskë, kanë vendosur lule pranë fotografisë së ambasadorit rus në Ankara Andrey Karlov, i cili humbi jetën ditën e djeshme në një sulm të armatosur.

Ministri Çavuşoğlu, fjalimin në pjesën e hapur për mediat e ka nisur duke mallkuar edhe njëherë sulmin terrorist kundër ambasadorit Karlov. Duke vënë në dukje se Karlov ishte një diplomat shumë i mirë që kryente mirë detyrën e tij, si u shpreh se “Rusia gjithmonë në Ankara ka dërguar diplomatët më të mirë. Dhe kjo është një tregues për rëndësinë që i kushton marrëdhënieve tona. Çavuşoğlu, ka shtuar më tej se Karlov përpos se ishte një diplomat i mirë ai gjithashtu ishte edhe një njeri i shkëlqyer.

Pasi ka rikujtuar se presidentët dhe kryeministrat e dy vendeve kanë biseduar në telefon ditën e djeshme, Çavuşoğlu ka nënvizuar se kundër këtij sulmi po aq sa Rusia dhe populli rus janë mërzitur shumë edhe Turqia dhe populli turk.

Ndër të tjera duke theksuar se ekspertët e dy vendeve janë duke bashkëpunuar për të zbuluar se kush fshihet pas këtij sulmi, Çavuşoğlu tha se “Sigurisht që do të kërkohet llogaria e këtij sulmi.”

“Karlovin do të përkujtojmë me zemër edhe në Ankara. Rrugës ku ndodhet ambasada do ti vendosim emrin Karlov. Turqia dhe Rusia në kohët e fundit jo vetëm popujve të tyre por i kanë treguar të gjithë botës se çfarë mund të arrijnë me bashkëpunimin e tyre. Këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë edhe për të arritur një zgjidhje politike në Siri, por do ta përhapim edhe në fusha të tjera. Ka një kuptim shumë të madh që edhe në një ditë të tillë të vështirë ne jemi bashkë. Përsëri shpreh ngushëllimet e mia”, ka shtuar ndër të tjera Çavuşoğlu.

“Falënderojmë palën turke”

Edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, duke vënë në dukje se Karlov u vra ditën e djeshme në një sulm terrorist, u shpreh se “Po takohemi në një ditë të vështirë. I shprehim falënderimet palës turke për interesimin e treguar që në momentet e para dhe për ngushëllimet e përcjella.”

Duke theksuar se ky sulm terrorist duhet të zbardhet sa më parë, Lavrov ka shtuar më tej se: “Çështja ashtu sikurse janë dakorduar liderët e dy vendeve do të hetohet në mënyrë të përbashkët. Ekipi rus i hetimeve ka mbërritur në Ankara. Kjo tragjedi na detyron të gjithëve që të luftojmë në mënyrë më efektive kundër terrorizmit ndërkombëtar. Shpresoj që në takimin e ditës së sotme të arrihen marrëveshje që do të mundësojnë dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe avancimin e një zgjidhjeje politike.”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit