-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Forcave turke, ushtarët trajnohen për përdorimin e armëve të këmbësorisë

Më të lexuarat

Në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura Turke, Komanda e Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar trajnimin “Përdorimi dhe Mirëmbajtja e Armëve të Këmbësorisë”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thekson se në këtë trajnim ushtarakët pjesëmarrës kanë përfituar njohuri për përdorimin dhe mirëmbajtjen e disa lloje të armëve të artilerisë së lehtë dhe të rëndë të kalibrave të ndryshëm si dhe granatave të dorës.

“Gjatë realizimit të trajnimit pjesëmarrësit përveç përgatitjeve teorike demonstruan edhe shkathtësitë në përdorimin dhe gjuajtje me armë në caqe të caktuara me të shumë lloje të armëve.

Përkushtimi që treguan pjesëtarët e FSK-së dhe instruktorët nga Kontingjenti Turk, kanë bërë që pjesëtarët e FSK-së të arrijnë nivel të lartë profesionalizmi dhe aftësie në përdorimin e sigurt të armëve të Këmbësorisë”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit