0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Bashkë kundër Izraelit

Më të lexuarat

Tre liderë: Ja kush e nxit kaosin e dhunën në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor

Udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë dhe Palestinës dënuan Izraelin, duke thënë se vendi nxit kaos dhe dhunë në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el Sissi, mbreti jordanez Abdullah II dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas e kanë akuzuar Izraelin për shkelje të shumta të të drejtave palestineze, duke përfshirë, thanë ata, inkursionet e ushtarëve izraelitë në një vend të shenjtë të diskutueshëm në Jerusalemin Lindor dhe mbajtjen e paligjshme të parave palestineze, raporton AP.

Qeveria e re ultra-nacionaliste e Izraelit, e formuar dhjetorin e kaluar, ka adoptuar një qasje të ashpër ndaj palestinezëve.

Në janar, qeveria izraelite mbajti 39 milionë dollarë nga Autoriteti Palestinez dhe në vend të kësaj vendosi të transferojë fondet në një program kompensimi për familjet izraelite të viktimave të sulmeve nga militantët palestinezë.

Rritja e dhunës

Vendi, i njohur si Mali i Tempullit, është vendi më i shenjtë në judaizëm, por dhe shtëpia e Xhamisë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët.

Këtë vit, forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 160 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ndërsa palestinezët kanë vrarë 29 izraelitë, sipas të dhënave nga agjencia AP.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në Luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967, së bashku me Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor.

Gjatë konfliktit të dhunshëm, Egjipti, i cili ishte vendi i parë arab që vendosi lidhje diplomatike me Izraelin, vepronte rregullisht si ndërmjetës i paqes midis dy palëve.

Palestinezët po kërkojnë këto territore për të formuar shtetin e tyre të pavarur. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit