Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherësh kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, nuk do të jetë kandidati i PD për bashkinë e kryeqytetit.
Ky fakt, sipas Shqiptares, konfirmohet nga burime të sigurta brenda selisë blu, sipas të cilave kryebashkiaku aktual e ka përjashtuar veten nga një kandidim për një mandat të dytë në Tiranë.
Po ashtu nga të njëjtat burime bëhet e ditur se Majlinda Bregu, Halim Kosova, Jorida Tabaku, Grida Duma, Arben Ristani dhe Gert Bogdani janë emrat më në zë për të qenë kandidatë për kryetar Bashkie të Tiranës.
Megjithatë, po të njëjtat burime saktësojnë se opozita po zhvillon sondazhe dhe anketime për të arritur në emrin më të përshtatshëm për bashkinë e kryeqytetit në një kohë kur na ndajnë vetëm tre muaj nga zgjedhjet vendore.kohaislame