Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.
11 ditë më pas, në Bruksel është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë por gjendja në dy pikat kufitare nuk ka ndryshuar shumë. Barrikadat ende nuk janë larguar ndërsa pjesëtarët e Njësisë Speciale vazhdojnë të patrullojnë në atë pjesë të Kosovës.
Edhe pse koha është me shi, patrullimet e ushtarëve të KFOR-it nuk kanë munguar. Por ajo që ka rënë në sy ditëve të fundit janë disa portrete të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të vendosur në tendat dhe objektet ku qëndrojnë protestuesit serbë.
Ambasadori rus në Serbi para disa ditësh bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes kishte vizituar njësitet ushtarake serbe që ishin dislokuar në afërsi të kufirit me Kosovës. Kujtojmë ditë më veri ishin kapur dhe dëbuar tre agjentë rusë që me vete mbanin pajisje kibernetike. /abcnews.al/