-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Barrikadat në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Merdar, përplasin policinë serbe dhe barrikaduesit

Më të lexuarat

Pas vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës, janë rritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

E që nga orët e para të mbrëmjes së kaluar (e martë), serbët kanë vendosur barrikada edhe në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbinë në Merdar – përkatësisht në pjesën e territorit të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Ky veprim përplasi policinë serbe me një grup të barrikaduesve që nuk u bindeshin urdhrave të autoriteteve për lirimin e rrugëve për qarkullim.

Гашићева полиција хапси Вучићеву багру, па ово је заиста циркус! 😂😂😂 https://t.co/W9VrNwC5Eg

— Грађански Покрет Одговор (@0dgovor) December 27, 2022

Në një moment ata u përplasën me policinë, që u detyruan të arrestojnë disa prej tyre. E ky arrestim për pak sa nuk esklaoi, kur turma e serbëve të mbledhur nuk iu bindeshin urdhrave të policisë.

Lëvizja qytetare “Otpor”, ka publikuar pamjet amatore ku shihen serbët që kanë bllokuar rrugën duke u përplasur me policinë serbe.

Madje dëgjohen sharje e ofendime derisa autori i videos që nuk shihet dhe qëndron prapa telefonit me të cilin po filmonte, thoshte se e kishin kërcënuar policët me arrestim nëse vazhdon të regjistroj këtë situatë kaotike.

Serbët e mbledhur afër pikëkalimit kufitar në Merdarë vazhdimisht bërtisnin se arrestimet po i kryen policia e Bratislav Gashiqit, ministrit të Policisë në Serbi, i cili dikur ishte në krye të BIA-s. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit