Shkëlqimi i Enis Bardhit me Levanten vazhdoi edhe ndaj Barcelonës, teksa skuadra e tij fitoi me rezultat 5-4.
Shqiptari që përfaqëson Maqedoninë shënoi dy gola në humbjen e parë sezonale të klubit katalunas.
“Kjo skuadër është mjaft e mirë dhe mund të fitojmë ndaj çdo kujt. Është një natë e madhe për ne”.
“Vuajtëm shumë ndaj Barcelonës pasi ata luajnë në një nivel të madh, por jam shumë i lumtur”.
“Kemi luajtur shumë mirë dhe me besim të madh. Jam i lumtur për golat, kam ëndërruar që do të shënoja dhe do të ndihmoja skuadrën”.
“Tani duhet të mendojmë për sezonin e ardhshëm dhe të vazhdojmë kështu”.
“Na mungoi diçka që tani e kemi. Besimi. Kemi një grup të mrekullueshëm dhe kjo është arsyeja pse po fitojmë”, ka shtuar Bardhi raporton Marca.
Një xhiro nga fundi i La Ligas, Enis Bardhi ka nëntë gola në kampionat dhe ka dhuruar një asistim.
https://www.youtube.com/watch?v=ZSN0PCiv9m4