1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024


Barbaria izraelite, palestinezi që s’e lë shtëpinë e tij

Më të lexuarat

Besimi e burrnia: “Nuk do t’i gjunjëzohemi askujt veç Zotit!”

Një kameraman i Al Jazeera-s intervistoi një palestinez të moshuar i cili këmbënguli të qëndronte në shtëpinë e tij të shkatërruar nga bombat izraelite në lagjen Sheikh Radwan të qytetit të Gazës.

“Kjo luftë është e pakrahasueshme me luftërat e mëparshme që Gaza ka dëshmuar në të kaluarën, sepse Amerika po e mbështet Izraelin”, tha një i moshuar i quajtur Amer Younis.

“Përkundër kësaj, ne mbetemi këtu, në gërmadha, do të vdesim në këmbë dhe nuk do të gjunjëzohemi para askujt përveç Zotit”, shtoi ai.

“Ata e zhvendosën babanë tim dhe nuk dua ta përsëris përvojën e tij. Më mirë të vdes në shtëpinë time”, përfundoi ai.

Bombardimet e vazhdueshme izraelite, të cilat shkatërruan plotësisht shtëpi dhe zona të banuara, detyruan mijëra familje në Rripin e Gazës të emigrojnë në qytetin Rafah, i cili konsiderohet streha e tyre e fundit.

Rreth 1.4 milion njerëz të zhvendosur nga zona të ndryshme në Rripin e Gazës, të cilët u larguan për shkak të agresionit izraelit rreth katër muaj më parë, aktualisht banojnë në qytetin Rafah, përveç rreth 250,000 banorëve të tij, në një zonë jo më shumë se 64 kilometra katrorë, dhe të gjithë tani ka sërish një kërcënim për zhvendosje, për shkak të frikës së një masakre tjetër.

Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, Izraeli ka zhvilluar një luftë shkatërruese në Rripin e Gazës, duke lënë dhjetëra mijëra viktima civile, kryesisht fëmijë dhe gra, përveç një fatkeqësie të paparë humanitare dhe shkatërrimit masiv të infrastrukturës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit