-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Banorët përgënjeshtrojnë angazhimin e BDI-së në Hasanbeg

Më të lexuarat

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ahmeti, numëroi punët të cilat BDI i ka kryer gjatë 26 ditëve në Hasanbeg, Straçincë, Haraçinë dhe Stajkovcë. Ai madje u lëvdua me punën e tyre në terren duke thënë se kanë qenë të hapur për të gjithë ata të cilët u është dashur ndihmë.

“Gjatë periudhës kur kemi qenë kordinator dhe kur kemi kordinuar me periudhën gjatë vërshimeve kemi bërë të gjitha aktivitetet që mund ti shihni në teren kemi qenë të angazhuar maksimalisht në fillim me pastrimin e mbeturinave,pastaj faza e dytë evidentimi i shtëpive të dëmtuara i cili proces thuajse është në përfundim dhe vazhdon kompenzimi i të njejtave , infrastruktura është pjesa e tretë e cila ka filluar para do ditëve”, tha Ameti.

Për dallim nga ai, banorët e vendeve të vërshuara vazhdimisht për televizionin Shenja kanë pohuar neglizhencën e organeve shtetërore.

“E apeloj Ali Ahmetin, mos të luajë me popullin, edhe ato biznismenët e fortë që i kemi në parlament, krejt qeveria mos të luan me popull, se populli një ditë u ngrit, po për së dyti ngrihet me armatim. Nuk shohim polici ose ushtri, e bëjmë si në Turqi”, tha njëri nga banorët.

”Deri këtu ka qenë uji, në fillim neve kemi qenë njëherë të vdekur nga gjendja, jo jo kurxho skena shpëtuar asgjë hiç, s’ka ardhur me na vizitu askush”, tha një banor tjetër.

Deri tash sipas ministrit të Ambientit Jetësor, është punuar vazhdimisht në këtë drejtim dhe se ankesat e qytetarëve janë të pabaza.

Hava Tahiri /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit