2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Banorët e Gazi Babës në Shkup kërkojnë që: fare të mos lihet mundësia për trajtimin e mbetjeve jo të rrezikshme

Më të lexuarat

Banorët e Komunës Gazi Baba kërkojnë rialokimin e plotë të tokës në të cilën autoritetet lokale planifikojnë të lejojnë ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbeturinave. Ata kërkojnë fshirjen e plotë të qëllimit të E 3.1 dhe refuzimin e plotë të mundësisë për të trajtuar çfarëdo mbeturine, si dhe përfshirjen e përmbajtjeve të tjera komerciale që do të ishin komatibile me prodhimin e ushqimit organik dhe mirëmbajtjen e një mjedisi të shëndetshëm për vendbanimet përreth, transmeton Portalb.mk.

Pas publikimit të tre Draft raporteve për vlerësim strategjik të ndikimit mbi mjedisin jetësor të tre projekteve urbane, të cilat parashikojnë ndërtimin e impianteve për trajtimin termik, fiziko – kimik dhe kimik të mbetjeve jo të rrezikshme në territorin e saj, qytetarët kërkojnë nga komuna e Gazi Babës të organizojë debat të ri publik, duke pasur parasysh se i pari u ndërpre, në të cilin mund të diskutohen vërejtjet e dokumenteve. Banorët nuk pajtohen me qëllimin e tokës, e cila ata thonë se qëndron pas mundësisë së ngritjes së impianteve të trajtimit të mbetjeve industriale, gjë që është e papranueshme në një mjedis urban.

Filip Ivanov, konsultant për kontrollin e ndotjes industriale, menaxhimin e mbeturinave dhe vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor thotë se në lokacionin i cili ndodhet vetëm disa qindra metra nga vendbanimet, qëllimi i tokës nuk duhet të lidhet aspak me trajtimin e mbeturinave, aq më pak për mbetjet e rrezikshme.

Sipas tij, problemi me fshehjen e industrisë shumë ndotëse si përpunimi i mbetjeve jo të rrezikshme qëndron në ligjin dhe rregulloren e re për planifikimin urban që lejon që të gjitha aktivitetet që i përkisnin industrisë së rëndë dhe kishin të bënin me menaxhimin e mbeturinave të transferohen si infrastrukturë.

“Deklaratat e autoriteteve se nuk do të ketë trajtim të mbeturinave nuk kanë peshën e një dokumenti. Kurse dokumentet që kemi parë parashikojnë qëllimin E 3.1 dhe nënkuptojnë që në atë lokacion do të trajtohe mbeturinat, ose, pasi është një formulim i gjerë, mund të përdoren për deponi ose asgjësim të mbetjeve jo të rrezikshme, si dhe për impiantet termike, trajtimi fiziko-kimik dhe kimik i mbetjeve jo të rrezikshme. Pasojat e atyre mundësive në këtë moment janë të paparashikueshme, por shumë serioze”, thotë Ivanov.

Ai thekson se hekuri i skrapit përmban ngjyra, llaqe, zink dhe përbërës të tjerë që janë jashtëzakonisht toksikë për mjedisin. Pluhuri i filtrit, sipas tij, nuk duhet të përpunohet pa sisteme të posaçme për mbrojtjen e mjedisit, dhe rekomandohet që të jetë sa më larg vendeve të banueshme.

“Në atë lokacion, me asnjë dokument tjetër planifikimi nuk parashikohen deponi ose impiante për trajtim të mbetjeve jo të rrezikshme. Toka kufizohet në jug dhe perëndim nga zona rezidenciale, ndërsa në veri dhe lindje me tokë të vlefshme bujqësore. Kjo do të thotë që ky vend është tërheqës dhe mund të ketë përdorime të tjera komerciale. Pse duhet t’i shtojmë aktivitete shumë ndotëse, në vend që të përpiqemi për prodhim organik në fshatrat përreth dhe të hapim mundësi për t’i shitur ato produkte në këtë vend”, thotë Ivanov.

Mundësia e rialokimit të tokës në pronësi të shtetit në Gazi Babë për të hapur impiant për trajtimin e mbeturinave u dënua gjithashtu nga organizatat e shoqërisë civile. Sipas aktivistëve nga Iniciativa O2, ekzistojnë një sërë problemesh ekologjike me ajrin, ujin, tokën, mbeturinat, zhvillimin urban, ndërgjegjësimin e publikut, biodiversitetin në lidhje me këtë projekt.

“Nga 8.000 në 12.000 tonë pluhur të trajtuar në vit duhet të mundësojnë qëndrueshmërinë ekonomike të procesit. Kjo do të nënkuptonte që pluhuri i filtrit Makstil nuk do të jetë i mjaftueshëm dhe do të importohet nga fabrika të tjera çeliku. Presim që kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski të dalë me shpjegim të detajuar publik të këtij projekti dhe efekteve të tij në mjedisin jetësor dhe shëndetin e njeriut, para se ta aprovojë atë dhe para se të shesë tokën shtetërore. Afati i fundit për dorëzimin e vërejtjeve mbi draft raportet për vlerësim strategjik të ndikimit mbi mjedisin jetësor është zgjatur deri më 3 qershor, kështu që kësaj here presim që të paraqesë projektet urbane dhe të organizojë debat publik në përputhje me kërkesat ligjore”, shkruajnë nga Iniciativa O2.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit