3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Banorët e Gazës përpiqen të mposhtin frikën te fëmijët dhe gratë nga sulmet izraelite duke lexuar Kuran

Më të lexuarat

Familjet e zhvendosura në Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Gazës luten duke lexuar Kuran me qëllim për të ndihmuar fëmijët që të mposhtin frikën e tyre dhe të shpërqendrojnë zërat e bombardimeve

Familjet e zhvendosura në Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës nën bllokadë, luten duke lexuar Kuran me qëllim për të ndihmuar fëmijët që të mposhtin (kapërcejnë) frikën e tyre dhe të shpërqendrojnë zërat e bombardimeve.

Abdulkerim Hamtu, 26-vjeçari palestinez tha se çdo mbrëmje me familjen e tij ulen dhe bëjnë adhurim duke lexuar disa sure (kaptina) nga Kurani pas namazit të mbrëmjes (akshamit).

Në një prononcim për Anadolu, Hamtu thotë se kjo rutinë i siguron mjedis sigurie. “Përpiqemi të largojmë frikën e fëmijëve dhe grave duke bërë adhurim me zë të lartë për të mbytur (shpërqendruar) zhurmën e sulmeve ajrore dhe avionëve zbulues të Izraelit”, u shpreh ai.

“Rrethoret (qarqet) e dhikrit (adhurimit) dhe të Kuranit janë mënyrë e bukur për t’iu afruar Allahut në këto kohë të vështira. Fëmijët harrojnë atmosferën e luftës, bombardimeve dhe konfliktit duke kënduar ilahi me të rriturit”, tha i riu palestinez Hamtu.

Raid Ebu Seyyidu, një nga palestinezët e detyruar të migrojnë tha se “Adhurimet e bëra dhe ilahitë e kënduara kryesisht në orët e mbrëmjes krijojnë një atmosferë ndryshe”.

“Kur ndodhesha në një prej qendrave të strehimit të UNRWA-së, pashë një video në faqet e rrjeteve sociale ku njerëzit e zhvendosur këndonin ilahi në një shkollë në veri të Rripit të Gazës”, thekson Seyyidu.

Në qendrat e strehimit në shumë pjesë të Rripit të Gazës formohen qarqe adhurimi dhe këndohen ilahi për të qetësuar fëmijët që kanë frikë nga sulmet izraelite.

Para evakuimit me forcë, në mediat sociale u publikuan gjerësisht video të mjekëve në spitalin “Al-Shifa” duke kënduar himne dhe ilahi për të qetësuar veten e tyre.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit